Bulevardi “Iliria”, projekti në realitet si prej “Ali Expressit”

Bulevardi “Iliria” ende nuk është realizuar në formën që u premtua katër vite më parë, edhe pse sipas kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ky projekt është nga fundi. Gazetari i Portalb.mk ishte në terren dhe vërtetoi mungesën e fontanave të ujit për pije, mbajtëseve metalike për drunjtë, disa kosha të mbeturinave dhe ndriçimin LED të ulëseve prej druri. Se pse nuk janë vendosur ende të njëjtat, nga Komuna e Tetovës refuzuan të përgjigjen në pyetjet e Portalb.mk, madje dy herë për të njëjtën temë.

Bulevardi “Iliria” në Tetovë nuk është realizuar ashtu siç u premtua. Kjo mund të vërehet thjeshtë duke i shikuar fotografitë e projektit që i ka shpërndarë paraprakisht Komuna e Tetovës dhe fotografitë që sot i kemi bërë ne në terren.

Kështu u premtua: 

This slideshow requires JavaScript.

Kështu duket sot:

This slideshow requires JavaScript.

 

Në këtë bulevard janë vendosur shumica e ulëseve prej druri por mungojnë në pjesën më të frekuentuar të kësaj zone gjegjësisht para bibliotekës, disa e kosha për mbeturina dhe disa konstruksione për biçikleta. Nga Komuna e Tetovës nuk përgjigjën se pse ende nuk janë kryer të gjitha punimet e parapara në këtë bulevard.

Edhe pse çmimi i rekonstruimit të këtij sheshi është marramendës, aty mungojnë:

  • 12 fontanat me ujë për pije,
  • Mbrojtëset metalike të drurëve,
  • Ndriçimi LED i ulëseve prej druri,
  • Disa ulëse prej druri- janë vendosur shumica,
  • Disa konstruksione për parkim të biçikletave- janë vendosur shumica,
  • Disa shporta për mbeturina – janë vendosur shumica.

Edhe pse nga Komuna e Tetovës nuk deshën të përgjigjen në pyetjen e Portalb.mk, madje për të dytën herë për këtë boulevard, kryetarja e komunës disa muaj më herët deklaroi se është çështje javësh përfundimi i këtij projekti, ndërkaq, tha se do të vendosen edhe fontanat të cilat janë paraparë në projektin paraprak.

Por sot që flasim, pamjet nga terreni nuk përputhen me atë që kryetarja e Komunës së Tetovës deklaroi muaj më herët.

Rikujtojmë se ky bulevard e “dërgoi” komunën e Tetovës para gjykatës. Sipas komunës së Tetovës, marrëveshja me kompaninë ndërtimore për sheshin “Iliria” është ndërprerë për shkak të zvarritjes së punëve. Nga ana tjetër, nga kompania e cila akuzohet si e papërgjegjshme nga Komuna e Tetovës, demantojnë këtë të fundit duke potencuar se kontrata është prishur për shkak të mospagesës për punën e kryer. Ata shtojnë se ky projekt ka qenë i dështuar prej kur ka filluar, në të gjitha aspektet.

Ndryshe, kompania e cila e ka fituar tenderin për vazhdimin e punëve në bulevardin “Iliria” është ANNRA CENTRUM me seli në Reçicë të Vogël, kjo e fundit, punët duhet ti përfundoje 60 ditë pasi të filloje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button