Numri i atyre që refuzuan të regjistrohen është minimal, thotë drejtori i EShS -së – përpunimi i regjistrimit do të zgjasë gjashtë muaj

Numri i atyre që refuzuan të regjistrohen ësht; minimal, u përgjigj drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski, në pyetjet e gazetarëve në konferencën e djeshme për shtyp me rastin e përfundimit të procesit të regjistrimit, transmeton Portalb.mk.

Në insistimin që të tregojë përqindje, Simovski tha se në këtë moment nuk mund të thotë numra, por mund të thotë me siguri se nuk bëhet fjalë për përqindje, por për promilë. Numri i saktë do të dihet kur të përpunohen të dhënat edhe nga paraqitjet e regjistruesve.

Për atë se a do të ketë sanksione, gjegjësisht gjoba për ata që kanë refuzuar të regjistrohen, Simovski tha se nuk është në kompetencën e tyre.

“Për ata që refuzuan të regjistrohen, ka deklarata nga regjistruesit dhe do pssojnë procedura përkatëse. Por kjo nuk është në kompetencën tonë”, tha Simovski.

Por përsëriti se sipas raporteve të regjistruesve mund të thuhet se ky është një numër i papërfillshëm.

Sipas të dhënave të publikuara të cilat i publikoi Simovski dhe zëvendësdrejtori i EShS -së, Ilmi Selami, në konferencën e djeshme për shtyp, me regjistrimin e popullsisë që zgjati nga 5 deri më 30 shtator, u regjistruan 1.832.696 persona, 568.175 familje dhe 837.255 banesa. Ata që për çfarëdo arsye mbetën të paregjistruar, do të gjenden në ndonjë nga bazat e të dhënave gjatë përpunimit të të dhënave dhe do të jenë pjesë e regjistrimit, tha Simovski.

Kryeministri Zoran Zaev, pas përfundimit të regjistrimit njoftoi se LSDM-ja kishte arritur që pas 20 vitesh ta zbatojë operacionin statistikor, duke deklaruar se VMRO-DPMNE-ja nuk kishte mundur ta bëjë në qeverisjen paraprake disa vjeçare.

“Pas 20 vitesh, ne kemi regjistrim të suksesshëm! Regjistrimi mbaroi – janë regjistruar mbi 99% e qytetarëve, janë regjistruar rreth 1 milion e 860 mijë qytetarë, rreth 570,000 familje dhe rreth 840,000 njësi banimi. Urime, ne treguam kush ka kapacitet dhe kush jo. Të jemi krenarë për veten – për vetëm tre vjet, atë që ishte e pamundur për dekada, sot e kemi në duart tona: në njërën dorë është NATO, në dorën tjetër – regjistrimi i suksesshëm. Na qoftë për hajër!”, deklaroi kryetari i LSDM -së.

Përpunimi i të dhënave të regjistrimit do të zgjasë gjashtë muaj, përkatësisht rezultatet do të publikohen nga Enti Shtetëror i Statistikave në mars të vitit të ardhshëm.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button