Hulumtim i ri: Forma e rëndë e kovid-19 mund të shkaktojë sulme autoimune

Forma e rëndë e koronavirusit mund të mashtrojë sistemin imunitar dhe të stimulojë prodhimin e antitrupave që kanë potencial të sulmojnë indet e shëndetshme dhe të shkaktojnë sëmundje inflamatore, paralajmërojnë shkencëtarët në një punim shkencor të botuar në revistën, shkruan Panacea.

Ata gjetën auto-antitrupa në mostrat e gjakut tek rreth gjysma e 147 pacientëve të shtruar në spital me COVID-19, por në më pak se 15 përqind të 41 vullnetarëve të shëndetshëm.

Nga 48 pacientë me covid, studiuesit morën mostra gjaku për disa ditë, përfshirë ditën e pranimit në spital, gjë që i lejoi ata të monitorojnë zhvillimin e auto-antitrupave.

“Brenda një jave, rreth 20% e atyre pacientëve krijuan antitrupa të rinj në indet e tyre që nuk i kishin ditën kur u shtruan në spital”, tha Dr. Paul Utz nga Universiteti Stanford.

“Ju nuk mund ta dini paraprakisht se do të keni formë të lehtë të COVID-19. Nëse sëmurreni nga forma e rëndë, mund të përfundoni me probleme për pjesën tjetër të jetës tuaj, sepse virusi mund të shkaktojë reaksion autoimun.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button