Eskobar: ShBA-të shpresojnë që Shkupi dhe Tirana këtë vit t’i fillojnë negociatat me BE-në

Zëvendës ndihmësi i sekretarit shtetëror të ShBA-së për çështje evropian dhe euroaziatike Gabriel Eskobar në një takim online me mediat bullgare deklaroi se ShBA-ja shpreson se Maqedonia eVeriut dhe Shqipëria do t’i fillojnë negociatat për antarësim me BE-në gjatë këtij viti, transmeton Portalb.mk.

Siç raportoi korrespodenti i MIA-s në Sofje, Eskobar theksoi se ShBA-të janë të bindura se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë reforma të rëndësishme, madje ndonjëherë edhe të dhimbshme, me qëllim anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Për këtë arsye, sipas tij, të dyja vendet meritojnë që t’i fillojnë negociatat sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Shpresoj se të gjitha shtetet evropiane ta kuptojnë rëndësinë strategjike dhe t’ju lejojnë këtyre vendeve t’i fillojnë negociatat e antarësimit. Shoresoj se Bashkimi Evropian, si dhe një pjesë e vendeve anëtare, do ta vlerësojnë rëndësinë strategjike të integrimit evropain të vendeve të ballkanit”, porositi Eskobar.

Ai kometoi edhe situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë, gjatë së cilës paralajmëroi se kërcënimi i serbëve të Bosnjës përbëjnë shkelje të Marrëveshjes së Dejtonit për paqe.

Eskobar theksoi se edhe ShBA-të, janë fuqishëm të përkushtua rnë ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Përndryshe, Bullgaria nga fundi i vitit 2019, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button