Është zgjatur deri më katër tetor thirrja për aplikim në programin për sipërmarrës të rinj RISE Journey

Shoqata për inovacione sociale “ARNO” i fton përsëri të gjithë të rinjtë nga mosha 18 deri në 35 vjeç, të cilët dëshirojnë të zhvillojnë ide biznesi me të cilat ofrohet zgjidhje për ndonjë sfidë sociale/ekologjike, të aplikojnë në thirrjen për të marrë pjesë në programin RISE Journey, i cili është zgjatur deri mesnatën e 4 tetorit (e hënë), transmeton Portalb.mk.

Projekti RISE po zbatohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor me qëllim që të rinjve t’u ofrojë program përmes të cilit ata do të zhvillojnë idetë e tyre, duke filluar nga zeroja.

Programi, përveç mbështetjes së mentorimit dhe të ekspertëve, programi ofron edhe motivim, histori frymëzuese, shoqërim dhe rrjetëzim rajonal. Në fund të fazës së parë të idesë, dy ekipe të zgjedhura nga secili vend do të marrin mbështetje ekspertësh dhe financiare (rreth 2.000 euro) për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit të tyre social.

Aplikimi duhet të mbushet në gjuhën angleze, dhe të njëjtin mund ta gjeni KËTU.

Para se të plotësoni aplikacionin duhet të lexohet e gjithë thirrja e cila është në dispozicion KËTU.

Të gjitha pyetjete deritanishme kanë përgjigje dhe mund të gjenden në këtë dokument online. Për pyetje shtesë dërgoni email në [email protected]

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button