Shkëndija vs Drita, derbi në stadiumin e qytetit të Tetovës

Nesër me fillim në ora 14 fillojnë përballjet e javës së 21 në kuadër të ligës së parë futbollistike në vend. Përballja më interesante pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë, ku skuadra e Shkëndijës do të presë fqinjët e saj nga Bogovina, ekipin e Dritës.

Pas debaklit në fundjavë kuqezinjtë do të mundohen të shënojnë fitore kundër bogovinasve në mënyrë që të përmirësojnë imazhin e dobët në këtë fillim të sezonit pranveror, ku shënuan dy humbje radhazi ndaj Renovës, përkatësisht Vardarit. 

Ashtu siç dihet kjo ndeshje është me interes të veçantë duke pasur parasysh se në kampin bogovinas tashmë luajnë disa ish futbollistë të Shkëndijës, ndërsa për Shkëndijën luajnë futbollistë që sezonin e kaluar ishin pjesë e bogovinave.

Trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri thekson se ekipi i tij ka vetëm një opsion për nesër dhe ai është 3 pikëshi për skuadrën e tij.

“Nesër synojmë pa dyshim tre pikët, ekipi ka rimarrë veten pas problemeve të fundit dhe jemi të gatshëm që të zbresim në fushë për të treguar forcën tone të vërtetë. Që nga minuta e pare do të synojmë avantazhin dhe përveç fitores nuk është I pranueshëm asnjë rezultat tjetër” tha trajneri Artim Shaqiri për Portalb.mk

Skuadra tjetër tetovare, Renova këtë fundjavë udhëton në Shtip, ku e pret përballja me Bregallnicën. Bardhekaltrit janë në formë të mirë, kështu që trajneri Qatip Osmani është optimist se nga kjo vizitë do të kthehen me rezultat pozitiv.  

Ndeshjet, java e 21-të (E diel, ora 14:00)
 Shkëndija-Drita
Bregallnica-Renova
Metalurg-Vardar
Pelister-Sileks
Napredok-Turnovo

E Shtunë

Rabotnicki-Teteks 1-0

  

Lajme të ngjashme

Back to top button