Gjykata Themelore e Ohrit një nga gjykatat më jotransparente në vend

Edhe pse sipas ligjit gjykatat duhet të kenë të caktuar një person për marrëdhënie me publikun – një zëdhënës nga radhët e gjyqtarëve, në gjykatën e Ohrit deri më sot nuk ka zëdhënës. Gjykata Themelore në Ohër ka një uebfaqe zyrtare, ku është publikuar një kalendar i gjykimeve, por rastet gjyqësore janë shënuar me numra lëndësh, gjë që nuk e bën punën më të lehtë për publikun dhe gazetarët, sepse është e vështirë të marret një numër në lidhje me një procedura të caktuara gjyqësore të cilat ata duan t`i ndjekin. Gazetarët nga Ohri në shkurt të këtij viti reaguan ndaj mbylljes së Gjykatës Themelore në Ohër dhe Këshillit Gjyqësor Meditik, raporton Vërtetmatësi.

Shkruan: Sonja Rillkovska

Gjykata Themelore në Ohër është një nga gjykatat më jotransparente në vend. Institucioni nuk i plotëson treguesit e qasjes, ndërgjeshmërisë, integritetit dhe transparencës. Kjo u konfirmua nga hulumtimi i ACTION SEE, i cili mati nivelin e hapjes së institucioneve gjatë 2016/2017/2018. Në vitin 2016, gjykata më e mbyllur, pra më jotransparente ishte Gjykata e Ohrit, e cila përmbushi vetëm 24.78% të treguesve.

Situata nuk ka ndryshuar edhe tani, dy vjet pas hulumtimit të publikuar në Meta në vitin 2019.

Edhe pse sipas ligjit gjykata duhet të ketë caktuar një person për marrëdhënie me publikun – një zëdhënës nga radhët e gjyqtarëve, në gjykatën e Ohrit deri më sot nuk ka zëdhënës.

Gazetarët e kanë të vështirë të marrin informacione në lidhje me çështjet gjyqësore që janë me interes publik

Fakti që gjykata e Ohrit nuk ka një zëdhënës të kualifikuar e ndërlikon seriozisht punën e gazetarëve. Sa herë që kanë nevojë për informacione, ata detyrohen të trokasin në dyert e gjykatës ose të kërkojnë kryetarin e gjykatës, i cili, sipas funksionit të tij, ka një volum të madh detyrimesh. Kjo situatë e ndërlikon punën e mediave dhe gazetarëve dhe ndikon në informimin e publikut për tema me interes publik. Kjo është arsyeja pse Gjykata Themelore në Ohër duhet të caktojë një zëdhënës për komunikim me mediat sa më shpejt të jetë e mundur, thotë Goran Momiroski, Kryetar i Zyrës Rajonale të SHGM -së në Ohër.

Gjykata Themelore në Ohër ka një faqe zyrtare në internet, por pozita e zëdhënësit dhe zyra për marrëdhënie me publikun janë vakante.

Është publikuar kalendari i gjykimeve, por rastet gjyqësore janë shënuar me numra lëndësh, gjë që nuk e bën punën më të lehtë për publikun dhe gazetarët, pasi ata vështirë se mund të marrin një numër në lidhje me një procedurë të veçantë gjyqësore që duan të ndjekin.

“Vërtetmatës” ka kontaktuar me kryetarin e Gjykatës Themelore në Ohër, Vasil Batkoski, i cili thotë se këtë situatë e ka trashëguar që kur ka ardhur në detyrë.

Unë kam qenë këtu për një vit – ndërsa erdhi pandemia, unë e trashëgova gjendjen. Kjo po konsiderohet vazhdimisht si një çështje, emërimi i një zëdhënësi, por ne ende nuk kemi asgjë konkrete në këtë drejtim. Shpresoj që në të ardhmen ta zgjidhim edhe këtë çështje. Ne nuk kemi mjaft njerëz, nëse ia japim një gjyqtari ai nuk do të jetë në gjendje të përmbushë përgjegjësitë e tij të punës. Për sa i përket transparencës, ne jemi të hapur për gazetarët dhe publikun. “Unë jam në dispozicion për të gjitha informacionet për mediumet,” na tha Batkoski.

 (Jo) transparencë gjyqësore

Me qëllim të promovimit dhe forcimit të transparencës gjyqësore dhe bashkëpunimit më të madh midis gjykatave dhe mediave, në shtator 2018 u krijua një organ i veçantë në kuadër të Shoqatës së Gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë Veriore, Këshilli Gjyqësor Mediatik.

Qëllimi i këtij organi është të bashkojë gjyqtarët dhe gazetarët dhe të inkurajohet diskutimi i çështjeve me interes të përbashkët, që synon forcimin e mëtejshëm të transparencës gjyqësore dhe mundësimin e qasjes publike në informacionet mbi çështjet gjyqësore.

Brenda këtij projekti, u botua një Doracak për Gjyqtarët dhe Gazetarët me titull “Gjyqësor Transparent”, i cili, ndër të tjera, thotë:

Vitet e fundit, trendet e perceptimit negativ të punës dhe hapjes së gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut është vënë re në publikun e gjerë. Kjo situatë është për shkak të disa faktorëve, të tillë si hapja e pamjaftueshme e gjykatave, mungesa e njoftimeve për gazetarët, mungesa e trajnimit të duhur për stafin e gjykatës për marrëdhëniet me publikun ose ” PR gjyqtarë” dhe mungesa e standardeve të unifikuara të raportimit të gjykatave, me qëllim për të shmangur sensacionalizmi dhe keqinformimi dhe probleme të tjera të identifikuara.

Doracaku gjithashtu thotë se reformat në qasjen në drejtësi dhe informacion janë relevante për shkak të ndikimit të tyre potencial në funksionimin e vetë gjyqësorit.

Gjykatat duhet t’i nënshtrohen një kontrolli të vazhdueshëm publik dhe të jenë të përgjegjshme dhe transparente në kryerjen e funksioneve të tyre pasi ato kanë një detyrim t’i shërbejnë publikut në emër të të cilit ata gjykojnë, thuhet në manual.

Gazetarët nga Ohri në shkurt të këtij viti reaguan ndaj mbylljes së Gjykatës Themelore në Ohër dhe Këshillit Gjyqësor Mediatik.

Ne nuk jemi të kënaqur me bashkëpunimin me Gjykatën Themelore në Ohër. Si gazetarë ne nuk kemi një person me të cilin mund të komunikojmë në lidhje me çështjet me interes publik. Gjyqtarët dhe prokurorët nuk janë aspak transparentë dhe bashkëpunues. Situata është e njëjtë me Gjykatën e Apelit në Manastir, ne nuk kemi persona kontakti për rastet për të cilat zhvillohen procedura, thuhet në reagimin me shkrim të gazetarëve nga Ohri dërguar Këshillit Gjyqësor Mediatik.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button