“Në Biçikletë” kërkojnë: Nëse nuk ka shteg-biçikletash, shpejtësia e mjeteve motorike të kufizohet në 30 km në orë

Iniciativa qytetare “Në Biçikletë” në vigjilje të mbajtjes së zgjedhjeve lokale i përkujton kandidatët për kryetarë të komunave në vend, për kërkesën e tyre për të instaluar “Zonën 30”. Kjo masë do të nënkuptonte kufizim të shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve motorike në 30 kilometra në orë në të gjitha rrugët ku nuk ka shtigje për biçikleta dhe këmbësorë, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Nga “Në Biçikletë” reagojnë që siguria e të gjithë pjesëmarrësve duhet të jetë prioritet gjatë krijimit të politikave të ardhshme për komunikacion dhe kërkojnë nga kandidatët të ofrojnë masa konkrete me të cilat do të veprojnë të drejtpërdrejtë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Zgjidhja e kaosit në komunikacion nuk vlen vetëm për çlirimin e ngërçeve në korsitë e karregjatave, por duhet të jenë në drejtim të trajtimit të drejtë të gjithë pjesëmarrësve. Zgjidhjet për komunikacion duhet të kenë për qëllim të mundësojnë lëvizje të lirë të të GJITHË pjesëmarrësve, të ofrojnë siguri maksimale dhe të synojnë për zero viktima në komunikacion në nivel vjetor”, thonë nga “Në Biçikletë”.

Nga kjo iniciativë, më shumë herë deri tani kanë alarmuar për shpejtësinë tepër të madhe të lejuar në rrugët e Shkupit dhe në dizajnimin joadekuat të rrugëve, që është në drejtim të sigurimit të qarkullimit të shpejtë të komunikacionit motorik dhe shpesh i vë në pozitë vartëse këmbësorët dhe çiklistët, duke e rrezikuar sigurinë e tyre.

“Për fat të keq, deri tani asnjë institucion, por edhe asnjë parti politike në programin e vet nuk ka shprehur interes për përmirësim dhe zgjidhje të këtij problemi, megjithëse në shumë vende tjera ekzistojnë shembuj, të verifikuar dhe që janë treguar të suksesshëm, të masave që mund të aplikohen edhe në Shkup”, sqarojnë nga “Në Biçikletë”.

Ata i vënë nën pikëpyetje projektet e deritanishme të kryetarëve të komunave për ndërtim të rrugëve e bulevardeve me gjerësi të korsive prej 3,5 metra, që përkon vetëm me aspektin e shpejtësisë së mjeteve motorike prej mbi 90 km/h, por jo edhe me sigurinë në komunikacion.

Nga “Në Biçikletë”përkujtojnë që përfshirjen e “Zonës 30” do t’i zvogëlojë gjasat për ndeshje dhe do t’i rrit mundësitë për të mbijetuar gjatë përplasjeve eventuale, ndërsa si aktivitete në drejtim të pamundësimit të shfrenimit nëpër rrugë, propozojnë kalime të ngritura për këmbësorë, kurrize policorë, mini qarkore, si dhe zvogëlim të gjerësisë së korsive të karregjatave deri në maksimum 3 metra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button