Ish-presidenti i Francës u dënua me një vjet burgim

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, u dënua me një vjet burgim për financim të paligjshëm të fushatës së tij për rizgjedhje në vitin 2012, raporton REL. Gjykata në Paris e shpalli atë fajtor për shpenzimin e dhjetëra miliona eurove më shumë seç ishte e paraparë me ligj.

Megjithatë, ai nuk do të burgoset, por do ta shërbejë dënimin në shtëpi, me një byzylyk elektronik, tha gjykata.

Sarkozy, 66 vjeç, e mohon çdo keqbërje dhe pritet ta apelojë këtë vendim. Ky është dënimi i tij i dytë me burgim.

Në muajin mars, Sarkozy u dënua për korrupsion, por mbetet i lirë derisa vazhdon të zhvillohet procedura e apelit. Ai u bë presidenti i dytë në historinë moderne të Francës, pas Jacques Chiracut, që u akuzua për korrupsion. Chirac vdiq në vitin 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button