RMV, policia arrestoi grupin me tetë persona të përfshirë në shitblerjen e paligjshme të trashëgimisë kulturore (FOTO)

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj tetë personave të përfshirë në një grup që për qëllim kishin shitblerjen e paligjshme të materialeve që i përkasin trashëgimisë kulturore, transmeton Portalb.mk.

Të dyshuarit kryesorë sipas policisë janë: 71 vjeçari K.T., 60 vjeçari D.R., 48 vjeçari B.K., 43 vjeçari N.L., 63 vjeçari S.K., 65 vjeçari Gj.P. dhe 48 vjeçari nga Manastiri, si dhe 53 vjeçari B.K. nga Tetova.

“Në aktivitetet e tyre, ata kanë bashkëpunuar edhe me persona nga Greqia, Shqipëria dhe Kroaci në lidhje me shitjen dhe bartjen jashtë vendit”, raportojnë nga Policia, e cila sqaroi që sot ka bastisur dhjetë lokacione, nëntë në Manastir dhe një në Tetovë, duke arrestuar tetë personat.

Prokuroria ka paralajmëruar masë të paraburgimit për gjashtë personat e arrestuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button