RMV, propozim-ligj: administratorët të punojnë prej të hënës deri të enjten nga 8 orë, të premten 4 orë

Nëpunësit administrative të punojnë 36 orë në javë, prej të hënës deri të enjten nga 8 orë, ndërkaq të premten të kenë vetëm 4 orë punë. Kjo mes tjerash parashikohet në propozim-ligjin e ri për nëpunësit administrative, i cili më 17 shtator, është vendosur në sistemin elektronik ENER dhe ka kohë edhe 6 ditë që të interesuarit të japin sugjerime apo vërejtje, transmeton Portalb.mk.

Në propozim-ligjin që e ka propozuar Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, theksohet që për mosplotësim të orarit të punës do të vlerësohet koha e punës e cila është më pak se 36 orë në javë, a do të realizohet sipas ligjit.

Gjithashtu parashikohet edhe ndryshimi i vlerësimi i nëpunësve administrativ. I punësuari që do të marrë notë se “veçanërisht theksohet” ose “theksohet” do të shpërblehet me mirënjohje, deri në 5 ditë të lira ose trajnim të specializuar. Ndërkaq, ai që do të vlerësohet me “pjesërisht të kënaqshme” do t’i shqiptohet paralajmërim dhe do t’i caktohet mentor. Nëse sërish do të paralajmërohet, paga do t’i zvogëlohet një muaj për 5%.

Propozim-ligji sipas procedurë, duhet të kalojë në Kuvend për t’u miratuar.

Sipas ligjit në fuqi, nëpunësit administrativ duhet të punojnë 40 orë në ditë, në periudhë prej 07:30 ose 08:30 deri në 15:30, gjegjësisht 16:30.

Reformat në administratë publike vazhdojnë të jenë sfidë për Maqedoninë e Veriut pasi që ende duhet të çrrënjoset partizimi i administratës; të shkurtohet numri i madh i institucioneve dhe të punësuarve në sektorin publik; të sigurohen shërbime digjitale, efikase, të shpejta dhe cilësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button