Bilall Kasami premtoi 16 projektet kapitale për Tetovën

Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherit kandidat për komunën e Tetovës Bilall Kasami ka shpalosur 16 projektet kapitale përmes të cilave, sipas tij, do ta transformojë Tetovën.

  1. Shkollat fillore me një ndërrim, duke ndërtuar objekte të reja shkollore në qytet dhe fshatrat e Malësisë. Çerdhe për çdo fëmijë të moshës parashkollore
  2. Të gjitha shkollat do të pajisen me tabela elektronike për çdo klasë, projektore për çdo klasë, restaurimin e terreneve sportive, furnizimin e kabineteve me mjete të nevojshme.
  3. Ndërtim i rrjetit të ri shpërndarës të ujit. Do të ketë 24 orë ujë për pije.
  4. Ndërtim i rrjetit të ri të kanalizimit të ujërave të zeza dhe atmosferike.
  5. Strukturim i ndërmarrjeve publike që kanë probleme financiare. Strukturim i ri i NPK-së.
  6. Zgjidhje përfundimtare me transportin publik
  7. Malësinë e Tetovës do ta shndërrojmë në qendër turistike e kulturore.
  8. Zhvillimin e zonave ekonomike të Tetovës.
  9. Themelimi i zyrës për Inkubator biznesi
  10. Ndërtimi i 4 pishinave të mbyllura.
  11. Revidimi dhe zgjerimi i Planit Urbanistik.
  12. Ndërtimi i fushave sportive në Malësinë e Tetovës.
  13. Ndërtim dhe merremetim i infrastrukturës rrugore.
  14. Ndërtimi i parkingjeve në zonën qendrore.
  15. Krijimi i Policisë Komunale.
  16. Ndërtim i fabrikës për reciklimin e mbeturinave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button