Innohub Shkup: Përmes programit për punësim, 23 të rinj fituan aftësitë e nevojshme për punësim në sektorin TIK (VIDEO)

Inoohub Shkup ka prezantuar sot rezultatet e projektit EDU4IT – Rritja e punësimeve në sektorë me vlerë të shtuar të lartë përmes përshpejtimeve të projekteve relevante zhvillimore. Projekti u realizua në kuadër të projektit të Republikës së Çekisë për zhvillim. Drejtori i Innohub Shkup, Dejan Deskoski gjatë konferencës për gazetarët tha se, përmes këtij programit për rritjen e punësimeve, 23 të rinj me profile të ndryshme kanë fituar aftësi të nevojshme për punësim të sektorin TIK, përfshirë menaxhmentin inovativ, kodimin dhe zhvillimin e softuerit, menaxhment produktiv, politikë për privatësi të të dhënave etj, shkruan Portalb.mk.

“Kemi arritur të krijojmë një edukim mobil hibrid, në formë të internship, nën udhëheqjen direkte të mentorëve me përvojë dhe punimin e projekteve konkrete dhe reale. Gjatë trajnimeve, pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të fitojnë aftësi të reja, të përforcojnë aftësitë që kanë pasur dhe me atë të bëhen në mënyrë më të drejtpërdrejt në tregun e punës dhe e gjithë ajo rezultoi me oferta direkte për punësim, madje edhe gjatë trajnimeve. U formuan katër grupe që punuan në projekte inovative, një pjesë e atyre projekte janë nën udhëheqje të klientëve tanë dhe partnerëve strategjikë të Republikës së Çekisë, ndërsa një pjesë e pjesëmarrësve ishin të kyçur në mënyrë të drejtpërdrejt në përpunimin e realizimit teknik dhe përgatitjen e legjislatives juridike për mbrojtjen e të dhënave, e cila shpresoj se së shpejti do të realizohet”, tha Deskoski.

Pjesëmarrësit punuan me mentorë, praktikues të projekteve reale rrjedhëse të kompanive. Në ngjarje mori pjesë edhe ambasadori i Çekisë në Maqedoninë e Veriut, Miroslav Toman, të cilit iu nda edhe një mirënjohje nga Innohub Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button