Arifi, Bexheti e Zeqiri takime nëpër disa fshatra të Tetovës

Teuta Arifi : Vizitë në fshatin Veshallë

Kandidatja për kryetare të komunës së Tetovës nga radhët e BDI-së,Teuta Arifi dje ka qëndruar për vizitë në fshatin Veshallë.

“Ky fshat, me pejzash të mrekullueshëm e natyrë të begatë kurdoherë më ka lënë mbresa të mëdha. Dëshiroj dhe do përpiqem që përmes zhvillimit të turizmit malor, zgjidhjes së çështjes së hedhurinave, infrastrukturës rrugore, sigurimit të shërbimeve shëndetësoret; kontribuoj për ndërtimin e një baze të nevojshme për rregullimin e mirëqenies për popullatën e malësisë. Kam për qëllim që përmes menaxhimit efikas të buxhetit të komunës, t’i risim mundësitë financiare e ta nxjerrim qytetin tonë nga një gjendje e mjerueshme në një gjendje ku të gjithë do të gëzojmë mundësi të barabarta për zhvillim ekonomik dhe kulturor” tha Arifi

Bexheti :Takim me banorët e Falishtit, ‘Teteks 1’ dhe ‘Qendër’

Kandidati i PDSH–së për Tetovën, Sadi Bexheti  mbrëmë ka pasur takime me banorët e Falishtit, ‘Teteks 1’ dhe ‘Qendër’.

“Në këto pjesë të qytetit janë kryer një numër investimesh që mendojmë se janë të rëndësishme. Për herë të parë është hapur çerdhja e fëmijëve në Falisht dhe aty janë punësuar kuadër profesional. Për herë të parë janë bërë asfaltime të disa segmenteve mjaft vitale që ndihmojnë për qarkullim normal të makinave dhe këmbësorëve. U asfaltua rruga nga rrethi në rrugën Industriale deri në Falisht. Është zgjidhur problemi me bartjen e nxënësve me anë të transportit publik, është ndërhyrë në përmirësimin e ndriçimit publik. Gjithashtu për herë të parë është pastruar kanali i ujitjes nga pika e pagesës rrugore për në Gostivar deri në Bërvenicë. Edhe pse nuk ishte në kompetencë të komunës ne iu përgjigjëm pozitivisht kërkesës së banorëve për të pastruar kanalin ngase vërshimi i ujit rrezikonte dëme të mëdha në tokat bujqësore të kësaj ane” tha Bexheti.

Izet Zeqiri në Veshallë dhe Shipkovicë

Kandidati i RDK-së për Tetovën Izet Zeqiri mbrëmë ka pasur takim me  banorët e fshatit Shipkovicë dhe Veshallë.

“Unë do të përkujdesem për këto rajone që të kenë një zhvillim në infrastrukturë dhe do të mundohen që kjo zonë të bëhet një zonë turistike ku do të ketë të rinj. Ne jemi të diskriminuar në buxhet dhe nuk mund të marrin pothuajse asgjë, sipas Marrëveshjes së Ohrit ne duhet të jemi të përfaqësuar me 25 për qind ndërsa ne nuk mund të tash të jemi as 13 për qind” tha Zeqiri. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button