Pas skandalit të Thaçit, PDSH thotë se mbrëmë disa persona të panjohur e kanë përdhosur materialin me fotografinë e Sadi Bexhetit

Pasi që kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi u kap sot nga Policia duke drejtuar një automjet, me persona që kanë dëmtuar material zgjedhor të partisë Aleanca për Shqiptarët, partia PDSH thotë se mbrëmë edhe materiali zgjedhor i tyre është dëmtuar, njofton Portalb.mk.

“Partia Demokratike Shqiptare njofton opinionin se lajmet e plasuara në disa mediume maqedonase, janë të pa vërteta, shpifëse, vetëm me qëllim të dëmtohet një subjekt politik. Mbrëmë, persona të panjohur kanë përdhosur dhe dëmtuar në disa vende materiale propagandistike të kandidatit tonë në Tetovë”, thuhet në kumtesën e Shërbimit për Informim të PDSH-së.

Ndryshe, paraprakisht Policia, për Portalb.mk e konfirmoi rastin dhe tha se Thaçi e ka drejtuar njërin prej dy automjeteve në të cilat ka pasur edhe dy persona tjerë, të cilët kanë dëmtuar material zgjedhor.

“Sot në ora 01:50 në SPB Tetovë është paraqitur se është kryer dëmtim i materialit reklamues zgjedhor të një partie politike në disa lokacione, prej disa personave që kanë lëvizur me dy automjete me targa të Tetovës. Automjetet janë ndaluar nga zyrtarët policorë të SPB Tetovë dhe është konstatuar se automjetin “Audi” e ka drejtuar M.T (56) nga Tetova, a automjetin  “Golf” e ka drejtuar Xh.K. (34) nga Tetova. Në automjetet kanë qenë edhe dy persona. Në koordinim me prokurorin publik po ndërmerren masa për pastrimin e plotë të rastit”, thonë nga MPB për Portalb.mk.

Rastin në fjalë e dënuan nga partia Aleanca për Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button