RMV, është hapur konkursi për çmimin shtetëror “Mito Haxhi Vasilev – Jasmin” në fushën e publicistikës dhe gazetarisë

Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “Mito Haxhi Vasilev – Jasmin” në vitin 2021, shpalli konkurs për ndarjen e çmimit me të cilin jepet mirënjohja për arritjet në fushën e publicistikës dhe gazetarisë, përcjellë Portab.mk.

I njëjti zgjasë nga 1.10 deri më 31.10.2021

Konkursi është në dispozicion edhe në web faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës.

Me Çmimin Shtetëror „Mito Haxhi Vasilev-Jasmin” jepet mirënjohja për arritjet në fushën e publicistikës dhe gazetarisë. Çmimi Shtetëror u ndahet individëve, grupit të krijuesve, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve.

Çmimi Shtetëror me kushtet e caktuara në konkurs mund t’iu ndahet edhe shtetasve të huaj, grupit të krijuesve, ekipeve dhe institucioneve të huaja. Individi që do ta fitojë këtë Çmim i ndahet: diploma dhe shuma në para. Çdo anëtari të grupit të krijuesve ose ekipit që do ta fitojë këtë Çmim u ndahet diploma dhe pjesa e barabartë e shumës në para.

Institucioni, shoqëria tregtare ose shoqata e qytetarëve që do ta fitojë këtë Çmim u ndahet diploma dhe plaketa.

Shuma në para e Çmimit Shtetëror „Mito Haxhi Vasilev-Jasmin” është pesë (5) rroga mujore mesatare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të paguara në tri muajt e fundit të vitit rrjedhës.

Çmimi Shtetëror „Mito Haxhi Vasilev-Jasmin” ndahet, sipas rregullit, çdo vjet.

Në një vjet mund të ndahen më së shumti deri në dy (2) çmime.

Iniciativë për ndarjen e Çmimit Shtetëror „Mito Haxhi Vasilev-Jasmin” mund të parashtrojnë: institucionet, shoqëritë tregtare, shoqatat e qytetarëve dhe qytetarët.

Parashtruesit e iniciativës për ndarjen e Çmimit Shtetëror duhet hollësisht ta arsyetojnë iniciativën. Në tekst duhet të përmbahen edhe:

  • të dhënat e sakta të biografisë
  • adresa e saktë e vendbanimit (adresa-rruga, numri, vendi, qyteti, shteti)
  • të dhënat për rezultatet e arritura në fushën në të cilën është arritur ajo dhe
  • të dhënat e tjera që konsiderohen se do të kontribuojnë në vlerësim.

Parashtruesi i iniciativës duhet ta theksojë emrin dhe mbiemrin e plotë, titullin, firmën, adresën dhe telefonin.

Teksti i iniciativës (i kompletuar) të dërgohet në 15 ekzemplarë, ndërsa punimet (librat, publikimet, etj.) trajtohen si shtojcë dhe duhet të dërgohen të paktën në dy (2) ekzemplarë.

Adresa në të cilën duhet të dërgohen iniciativat është: Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror „Mito Haxhi Vasilev-Jasmin”, rr. ”Gjuro Gjakoviq” nr. 61 – Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button