fbpx

Forcat e regjimit sirian vrasin 72 civilë, ndër ta 12 fëmijë

Një total prej 72 civilëve, duke përfshirë 16 fëmijë, janë vrarë në disa qytete të Sirisë, gjatë operacioneve të organizuara nga forcat besnike të regjimit sirian.

Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup me bazë në Londër që gjurmon viktimat civile dhe disidentët, tha se forcat e Assad vranë 23 persona civil në Aleppo, 22 në periferi të kryeqytetit Damask, 9 në Dera’a, 5 në Homs, 4 në Idlib dhe 4 në Hama, 3 në Deir el-zor, një në Latakia dhe një në el-Haseqqeh. Viktimat u shkaktuan nga ofensivat ajrore dhe tokësore.

Ndërkohë, Komisioni i Përgjithshëm i Revolucionit Sirian (SRGC) tha se pati përleshjeve të ashpra në qytetin e Aleppos dhe Damaskut, midis Ushtrisë së Lirë Siriane dhe forcave të regjimit.

SRGC ka shtuar se regjimi ka bombarduar një zonë rezidenciale pranë bazës ushtarake Minig në qytetin e Aleppos.

Lajme të ngjashme

Back to top button