RMV, po rritet numri i pagesave me kartela në arka dhe pagesa digjitale, si dhe përmes shërbimeve bankare elektronike

Në tremujorin e dytë të këtij viti, ka rritje të konsiderueshme të numrit të pagesave nga qytetarët me kartela pagese në pikat fizike të shitjes dhe në internet, ndërsa është rritur edhe numri i pagesave përmes shërbimeve bankare elektronike, informon Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut (BPRMV), përcjellë Portalb.mk.

Pagesat nga qytetarët në tregtinë në vend me kartela pagese të lëshuara nga emetuesit në vend, në tremujorin e dytë të vitit 2021, shënuan rritje të konsiderueshme vjetore si për nga vlera ashtu edhe për nga numri i transaksioneve të realizuara prej 35,2 përqind respektivisht 43,7 përqind, që kryesisht për shkak të kushteve që i ka imponuar pandemia, thonë nga banka qendrore.

Numri i pagesave me kartela, në nivel vjetor, në vendet fizike në tremujorin e dytë u rrit për 44,5 përqind, që është nëntë herë më shumë se në tremujorin e dytë të vitit 2020. Te onlajn pagesat, në tremujorin e dytë të vitit 2021, u arrit rritje e lartë vjetore prej 36,3 përqind.

Sa i përket pagesave me transfere krediti në tremujorin e dytë të vitit, rritje e konsiderueshme është regjistruar në pagesat e qytetarëve, rritje vjetore prej 47% te vlera e transaksioneve, pra 41% në numrit të transaksioneve të realizuara.

Transferet elektronike të kredisë, gjegjësisht pagesa përmes bankave elektronike në tremujorin e dytë të vitit 2021 u rritën me 30 përqind në bazë vjetore. Për të bërë pagesat, qytetarët veçanërisht i kanë përdorur aplikacionet për celular, gjë që tregon një ndryshim të mëtejshëm të shprehive gjatë realizimit të pagesave përveç përdorimit të kanaleve të pagesave digjitale, shpjegojnë nga BPRMV-së.

Në tremujorin e dytë të vitit 2021, numri i pagesave të realizuara me telefon celular u rrit për 55 përqind në bazë vjetore, edhe pse është më i ulët se rritja vjetore e arritur në të njëjtën periudhë të vitit 2020 (75 përqind).

Për më tepër, në tremujorin e dytë të vitit 2021, megjithëse më pak krahasuar me përdorimin e aplikacioneve mobile, përdorimi i kompjuterëve për të bërë pagesa vazhdon të rritet. Më konkretisht, në këto pagesa, në tremujorin e dytë të vitit 2021 ka një rritje vjetore prej 18 përqind, e cila është më e lartë se rritja vjetore në të njëjtën periudhë të vitit 2020, kur ishte 13 përqind, thuhet në komunikatën e BPRMV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button