ASH reagoi pas dëmtimit të materialit zgjedhor, në të cilin u përfshi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me skandalin e sotëm ku është përfshirë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në dëmtimin e materialit zgjedhor të kandidatit të tyre për Komunën e Tetovës, Vullnet Murseli, njofton Portalb.mk.

“Vandalizmat e këtilla janë tendenca të turpshme të individëve të dështuar në politikë për të futur në vallen e tyre të turpit aktivistët tonë. I sigurojmë simpatizantët, votuesit por në veçanti të gjithë qytetarët e Tetovës dhe rrethinës se koalicioni ASH/AA dhe ekipi i z. Vullnet Murseli nuk bien në nivelin e atyre që i ka kapluar frika dhe paniku nga humbja që i pret. Presim që organet e hetuesisë dhe forcat e rendit të hedhin dritë mbi këtë akt të turpshëm dhe fajtorët të dënohen sipas ligjit dhe kodit penal”, thonë nga ASH.

Siç thuhet në kumtesë, fushata e Vullnet Murselit do jetë pozitive, sepse i tillë është edhe kandidati, por edhe vullneti i qytetarëve të Tetovës.

“Ne garojmë me programin dhe ofertën më të mire, angazhohemi që t’i kthejmë krenarinë Tetovës dhe t’ia kthejmë qytetarëve të Tetovës dinjitetin, shpresën dhe optimizmin. Fitorja e z. VullnetMurseli është e pashmangshme dhe e sigurt”, thuhet më tej në kumtesën e ASH-së.

Ndryshe, paraprakisht Policia, për Portalb.mk e konfirmoi rastin dhe tha se Thaçi e ka drejtuar njërin prej dy automjeteve në të cilat ka pasur edhe dy persona tjerë, të cilët kanë dëmtuar material zgjedhor.

“Sot në ora 01:50 në SPB Tetovë është paraqitur se është kryer dëmtim i materialit reklamues zgjedhor të një partie politike në disa lokacione, prej disa personave që kanë lëvizur me dy automjete me targa të Tetovës. Automjetet janë ndaluar nga zyrtarët policorë të SPB Tetovë dhe është konstatuar se automjetin “Audi” e ka drejtuar M.T (56) nga Tetova, a automjetin  “Golf” e ka drejtuar Xh.K. (34) nga Tetova. Në automjetet kanë qenë edhe dy persona. Në koordinim me prokurorin publik po ndërmerren masa për pastrimin e plotë të rastit”, thonë nga MPB për Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button