Vetëvrasje në Tetovë

Sektori për punë të brendshme në Tetovë informon se sot është gjetur trupi i pajetë i një 32 vjeçari rrugës për në Kalanë e Tetovës, në një shtëpizë të vjetër vikendi, e cila nuk ka qenë e rregulluar deri në fund.

“Sot rreth orës 8.40 në mëngjes na lajmëruan qytetarët se kanë gjetur një djalosh të varur në litar në vikend shtëpizën e cila gjendet rrugës për në Kalanë e Tetovës. Policia së bashku me gjykatësin hetues, prokurorin publik dhe mjekun për mjekësi ligjore kanë kryer ekspertizën dhe identititeti i tij është konfirmuar. Bëhet fjalë për personin M.I. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në spitalin e qytetit” tha zëdhënësi i policisë, Marjan Josifoski për Portalb.

Në trupin e personit nuk janë gjetur shenja të dhunës.

Në shtëpizë janë gjetur shiringa dhe hapa, por policia ende nuk ka konfirmuar nëse personi në fjalë ka qenë narkoman. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button