Përmbytje në Slloveni, rrugët e Lublanës nën ujë (VIDEO)

Janë përmbytur më shumë se 500 ndërtesa vetëm në kryeqytetin slloven, Ljubljanë, kurse shërbimet në detyrë pranuan më shumë se 2.700 telefonata nga ora 20:00 deri në mesnatë, raportojnë mediat sllovene, transmeton Portalb.mk.

Rrugët dhe garazhet nëntokësore janë nën ujë, kurse shumica kanë ngecur në makinat e tyre.

Siç raportuan mediat, përmbytje pasuan pas reshjeve të jashtëzakonshme të shiut në një kohë shumë të shkurtër. Sipas meteorologut Rock Nosan, në disa pjesë të vendit ra aq shumë shi sa binte zakonisht në një total prej dy muajsh.

Sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka asnjë qytetar të lënduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button