Filloi Forumi për shoqëri civile i Ballkanit Perëndimor i cili mbahet në Shkup (VIDEO)

Ka filluar Forumi i tetë i shoqërisë civile i Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet sot dhe nesër në Shkup, i organizuar nga Komiteti evropian ekonomik dhe social, transmeton Portalb.mk.

Në forumin e organizuar nga EESC në bashkëpunim me Komisionin Evropian, marrin pjesë, ndër të tjerë, Kryeministri Zoran Zaev, i cili e hapi forumin, Krista Schweng, presidente e Komitetit evopian ekonomik dhe social, Oliver Varheji, Komisioner për fqinjësi dhe zgjerim, të cilët do t’i drejtohen virtualisht, si dhe Gasper Dovshaan, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë.

Në Forum do të diskutohet se si të përmirësohet procesi i pranimit – perspektivë e besueshme e BE -së për Ballkanin Perëndimor, rimëkëmbjen post-kovid – sfidat dhe mundësitë e Planit ekonomik dhe të investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe Tregun e përbashkët rajonal

Mes temave që do të diskutohen do të jetë kontributi i organizatave të shoqërisë civile (OShC) në Agjendën e gjelbër dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Ballkanit Perëndimor si pjesë e procesit të pranimit në BE, si dhe gjendjen e dialogut social dhe hapësirës civile në Ballkani Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button