Skandal: Menduh Thaçi, shofer i një automjeti me persona që kanë dëmtuar material zgjedhor

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi është përfshirë në skandal, pasi që sot në orët e para të mëngjesit, është kapur nga Policia duke drejtuar një automjet, i cili bashkë me një tjetër automjet kanë bartur persona të cilët kanë dëmtuar material zgjedhor të një partie, që siç shkruajnë mediat, bëhet fjalë për Aleancën për Shqiptarët, njofton Portalb.mk.

Nga MPB për Portalb.mk e konfirmoi rastin dhe thanë se Thaçi e ka drejtuar njërin prej dy automjeteve në të cilat ka pasur edhe dy persona tjerë, të cilët kanë dëmtuar material zgjedhor.

“Sot në ora 01:50 në SPB Tetovë është paraqitur se është kryer dëmtim i materialit reklamues zgjedhor të një partie politike në disa lokacione, prej disa personave që kanë lëvizur me dy automjete me targa të Tetovës. Automjetet janë ndaluar nga zyrtarët policorë të SPB Tetovë dhe është konstatuar se automjetin “Audi” e ka drejtuar M.T (56) nga Tetova, a automjetin  “Golf” e ka drejtuar Xh.K. (34) nga Tetova. Në automjetet kanë qenë edhe dy persona. Në koordinim me prokurorin publik po ndërmerren masa për pastrimin e plotë të rastit”, thonë nga MPB për Portalb.mk.

Mediat shkruajnë se në rastin në fjalë, janë grisur postera dhe bilborde të kandidatit të Aleancës për Shqiptarët për kryetar të Komunës së Tetovë, Vullnet Murseli.

Përndryshe, Thaçi u dënua me 3 vjet e 2 muaj burg në rastin “Titanik 2” i cili ka të bëjë me parregullsi zgjedhore, por Gjykata e Apelit e shfuqizoi vendimin.

Sipas aktakuzës, Sasho Mijallkovi, duke e shfrytëzuar fuqinë e vet të cilën e ka pasur në shoqëri dhe raportet e afërta me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin, në vitin 2013-të, është paraqitur te ai dhe i ka kërkuar, që anëtari i KSHZ-së nga PDSH-ja, Bedredin Ibraimi të votojë për shkatërrim të votimit në vendvotimin në Strumicë, edhe pse për atë nuk ka pasur bazë. Thaçi është paraqitur te Ibraimi, dhe ai ka votuar për shkatërrim.

Nga “bombat” e publikuara të partisë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), kur ka qenë në opozitë, mund të dëgjohet se si Mijallkov dhe Thaçi merren vesh për votim në lidhje me ankesat e dorëzuara deri te KSHZ-ja. Gjykata e Apelit i ka pranuar dy “bomba” që të jenë pjesë e dëshmive materiale në këtë lëndë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button