Bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel: deklaratat e delegacioneve dhe draft dokumenti për zgjidhjen e çështjes së targave

I dërguari nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të mërkurën ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesit e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, për të diskutuar rreth temës së veriut dhe gjetjes së një zgjidhje pas tensionimit të situatës për shkak të reciprocitetit të targave.

Në Bruksel është finalizuar një draft dokument për zgjidhjen e çështjes së targave mes Kosovës dhe Serbisë, ndërkaq derisa Kosova ka pranuar një dokument të tillë, pala serbe ende jo, transmeton Telegrafi.

Draft dokumenti është arritur me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, mirëpo të dyja delegacionet, ai i Kosovës dhe i Serbisë nuk kanë zhvilluar takim të përbashkët.

Në një shkrim në Twitter, Stano ka thënë se negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës.

Takimi në Bruksel për targa, Bislimi: S’ka marrëveshje finale, pritet miratimi nga Serbia

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka njoftuar se është arritur një draft-marrëveshje sa i përket targave.

Sipas Bislimit, një draft marrëveshje e arritur me BE-në do të përfshijë aplikimin e “stikerave” të targave, tërheqjen e njësive speciale dhe barrikadave serbe, vendosjen e anëtarëve të KFOR -it në vendkalimet kufitare dhe formimin e një grupi pune për të adresuar çështjen e lëvizjes së lirë të automjeteve.

“Kemi tentuar të detyrojmë Serbinë që t’i largojë procedurat për qytetarët e Kosovës që të lëvizin drejt Serbisë. Dhe mendoj qe ky ka qenë rezultati i sot, mund të themi që është një marrëveshje.

Natyrisht që ne do të preferonim që mos të ketë asnjë barrierë dhe këto dy shtete sot të njohin në tërësi tabelat e vendeve tjera, ky do jetë edhe objektivi kryesor i grupit punues të cilin do ta themelojmë dhe i cili do të fillojë të takohet që nga data 21 tetor.

Ne kemi dakordim për të gjitha pikat. E vetmja pikë ku pala serbe ende nuk e ka dhënë pëlqimin ka të bëjë me veturat që kanë targa (KM – për Mitrovicën e Veriut), për të cilat ata mendojnë që nuk do të duhet të aplikoheshin stikersat, dhe mendoj që kjo është absurde për arsye se ato janë tabela ilegale”, u shpreh Bislimi në një lidhje direkte për televizionin publik.

Delegacioni i Serbisë në Bruksel: Ende s’ka një marrëveshje rreth krizës në veri të Kosovës

Kryenegociatori i Serbisë në bisedimet në Bruksel me Kosovën, Petar Petkoviq, të mërkurën ka përfunduar bisedimet dypalëshe me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, pak para orës 21:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button