RMV, përmes programit të BE-së, IPARD 3 në bujqësi do të investohen rreth 250 miliardë euro

Përmes instrumentit të ri për ndihmë para-antarësimit në domenin e bujqësisë dhe zhvillimit rural IPARD 3 në bujqësinë e RMV-së pritet të investohen rreth 250 miliardë euro deri në vitin 2027, përcjellë Portalb.mk

Kjo u njoftua në debatin e fundit të Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut mbi “Sfidat në programimin dhe zbatimin e programit IPARD 3 (2021-2027) “.

“Vlera e programit IPARD 3, i cili duhet të miratohet deri në fund të vitit, vlerësohet në rreth 97 milionë euro nga fondet evropiane, të cilat së bashku me fondet nga pjesa kombëtare bëhen rreth 125 milionë euro. Nëse dihet se kjo është 50 përqind e investimit të përgjithshëm që hyn përmes projekteve të mbuluara nga programet IPARD, mund të konkludohet se në bujqësinë e Maqedonisë pritet të investohen rreth 250 milion euro në periudhën e ardhshme”, tha kreu i Trupit për menaxhim me IPARD. në Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Zhivko Brajkovski, i cili prezantoi programin IPARD 3.

Bujqësi, foto: Unsplash

Sipas tij, për dallim nga IPARD 1 dhe IPARD 2, programi i tretë IPARD parashikon disa risi, me të cilat do të rritet efikasiteti dhe shfrytëzimi i fondeve nga programi IPARD, përkatësisht futjen e financimit paraprak, futjen e një kategorie të re të përfituesve “person i përbashkët juridik”, rritjen e pragut për investime minimale, rritjen e shumës minimale për prokurim përmes tre ofertave të pavarura të krahasueshme nga 10.000 në 20.000 euro dhe nga tre në dy oferta, si dhe fillimin e zbatimit të projektit menjëherë pas aplikimit, pa pritur nënshkrimin e kontratave si deri më tani.

Pjesëmarrësit në debat paralajmëruan se jashtëzakonisht domethënëse do të jetë heqja e barrierave për zbatimin e programit IPARD 3.

“Implementimi i këtij programi nuk është detyrë e thjeshtë”, tha koordinatorja kombëtar e KNBE-MK dhe  profesoreshë në Fakultetin filozofik në Shën Kirili dhe Metodi Shkup, Mileva Gjurovska, duke shtuar se fermerët duhet të përqëndrohen në prodhimin agro-ekologjik në përputhje me politikën e përbashkët bujqësore të Bashkimit Evropian, por edhe më e domosdoshme është “krijimi i kushteve të favorshme që ky sektor të bëhet më tërheqës për të rinjtë”.

Largimi i të rinjve është problem edhe në Sllovaki, e cila ka përvojë shumë më të madhe në zbatimin e programeve të financuara nga fondet evropiane.

“Një e treta e fermerëve të rinj po i lënë zonat rurale,  prandaj përmes fushatave përpiqemi t’i kthejmë dhe t’i mbajmë”, tha Marek Pihuliç, ekspert për vlerësimin e programeve për zhvillimin e hapsirave rurale në Sllovaki dhe anëtar i rrjetit për zhvillim rural në Sllovaki. Ai tha se, megjithatë, financimi evropian nga programet IPARD ndihmoi në mbajtjen e një pjese të mirë të punësimit dhe modernizimin dhe rritjen e produktivitetit në ferma.

IPARD
IPARD

Si rekomandim i veçantë për mënyrën e zbatimit në mënyrë specifike të programit IPARD 3, u theksua se duhet të sigurohen kushtet strukturore dhe të bëhet korrigjimi i aspekteve juridiko-pronësore dhe dokumentacionit teknik i nevojshëm nga komunat dhe Qeveria.

“Procesi i miratimit të planeve të detajuara urbane në komuna duhet të përshpejtohet me afate konkrete dhe të procesohet më shpejt dokumentacioni për projektet që përfshijnë aktivitete ndërtimore, veçanërisht kërkesat e legalizimit të destinuara për përdorimin e IPARD”, tha Biljana Petrovska-Mitrevska nga Federata kombëtare e fermerëve.

Sa i përket barrierave të tjera në implementimin e programeve IPARD, nga Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural theksoi se një nga sfidat më të mëdha është mungesa e burimeve njerëzore dhe mbajtja e stafit në Agjenci, punon nën presion të madh dhe i nënshtrohet 5 auditimeve nga shteti dhe BE -ja. Ata theksuan se mbajtja e kuadrit në Agjenci duhet të jetë në fokus të Qeverisë, pasi aktualisht mungojnë 28 persona, të cilët kanë fituar përvojë me zbatimin e dy programeve paraprake IPARD.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button