RMV, më shumë se dy vjet e mashtroi duke tentuar t’i marrë mbi 50 mijë euro, për çka policia paraqiti kallëzim penal

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj 50 vjeçarit nga Shkupi i cili ka mashtruar më shumë se dy vjet një qytetarë tjetër, duke e ushtruar profesionin e gjeodetit rrejshëm, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale ”mashtrim” e dënueshme sipas nenit 247 të Kodit Penal, SPB Shkup- Njësiti i Punëve të Brendshme Çair parashtroi kallëzim penal kundër N.M. (50) nga Shkupi”, deklarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Ai dyshohet që nga viti 2019 deri në prill të këtij viti ka mashtruar qytetarin M.M. se për 3 161 000 denarë do të marrë të marrë një tokë shtetërore për shfrytëzim, me mundësi për blerje.

“I dëmtuari ia ka dhënë të hollat, por pasi ka kuptuar se N.M. nuk është gjeometër dhe nuk mund ta realizojë atë që e ka premtuar, ka kuptuar se është mashtruar dhe rastin e ka denoncuar”, sqarojnë nga Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button