Deri më 21 nëntor do të jetë e hapur ekspozita ndërkombëtare në Shkup me vepra të artit bashkëkohor

Në Shkup deri më 21 nëntor do të jetë hapur ekspozita ndërkombëtare “Shiko këtu jam pa hapësirë”, ku do të shfaqen vepra artistike nga vende të ndryshme, kryesisht nga Evropa Lindore dhe Juglindore, transmeton Portalb.mk.

“Në tre hapësirat e galerisë së Muzeut të Artit Bashkëkohor në Shkup, prej sonte do të jetë e hapur ekspozita ndërkombëtare “Shiko këtu jam pa hapësirë”. Kuratorë të ekspozitës janë Mira Gagjina dhe Jovanka Popova”, raportojnë nga Ministria e Kulturës.

Ato përzgjodhën rreth 40-të vepra nga koleksioni gjithëpërfshirës i artit (249 vepra),me të cilat posedon “Dojçe Telekom”, në depon e së cilës janë veprat e artit bashkëkohor progresiv nga mbi 70 autorë nga më shumë se 20 vende të Evropës Lindore dhe Juglindore. Në ekspozitë janë përfshirë edhe dy artistë nga Maqedonia e Veriut, Jane Çalovski dhe Hristina Ivanoska.

“Koleksioni artistik i “Dojçe Telekom”,është inicuar në vitin 2010 me qëllim për të prezantuar vepra bashkëkohore të artistëve nga Evropa Lindore dhe Juglindore, të cilët japin përshkim të situatave, ndryshimeve shoqërore dhe politike pas rënies së Perdes së Hekurt”, deklarojnë nga Ministria e Kulturës, duke përkujtuar që ekspozita do të jetë e hapur deri më 21 nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button