Pasi i mashtronin qytetarët gjatë shitblerjes së veturave, policia ka paraqitur kallëzim penal ndaj tre shkupjanëve

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj tre shkupjanëve të moshës 27, 30 dhe 32 vjeç për shkak dyshimeve për mashtrim gjatë shitblerjes së veturave, transmeton Portalb.mk.

“Policia ka paraqitur kallëzim penal për veprën penale “mashtrim” ndaj tre kryerësve, N.I. (27), N.A. (30) dhe A.A. (32), të gjithë nga Shkupi”, deklarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

I dyshuari i parë më 13 prill gjatë blerjes së veturës “BMW 350d” në vlerë 2 500 euro, ka paguar deri te viktima S.S.T. nga Shkupi vetëm 600 euro dhe 14 mijë denarë. Obligimet nga shitësit, nuk i kanë kryer edhe 30 dhe 32 vjeçari, të cilët nga G.R. para dy viteve kanë blerë një veturë “Wolkswagen polo”, duke e noratizuar, por pa e paguar.

“Ata me të dëmtuarin te noteri kanë nënshkruar dhe verifikuar marrëveshje për shitblerje të automjetit në fjalë për çmim 5.000 euro, dhe gjatë kësaj ata nuk i kanë paguar të hollat, kurse automjetin ia kanë shitur personit të tretë nga Ohri me çmim prej 4.500 eurove”, deklarojnë nga Policia.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button