Jam e shqetësuar me situatën, deklaroi Von der Leyen, Kurti e përkujtoi që Serbia merr fonde nga BE e armatim nga Rusia

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u shpreh e shqetësuar me krizën në veriun e Kosovës dhe bëri thirrje që palët të kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme nëpërmjet bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, raporton VOA. Zonja Von der Leyen i bëri këto komente në Prishtinë gjatë një konference me gazetarë, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Më duhet të them se jam shumë e shqetësuar me krizën aktuale. Është shumë me rëndësi që situata të shtendoset dhe të kthehemi në tryezën e bisedimeve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. E vetmja mënyrë sesi mund të bëhet kjo, është nëpërmjet bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, që janë platforma e vetme e zgjidhjes së krizës aktuale”, tha zonja von der Leyen, e cila më vonë gjatë së mërkurës do të qëndrojë edhe në Beograd.

Për të dhjetën ditë me radhë, grupe qytetarësh serbë, po mbajnë të bllokuara rrugët kryesore që çojnë në vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë dhe Bërnjak, në shenjë protestë ndaj vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat nga Serbia.

“Nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri në këtë drejtim, por një dakordësi të vjetër. Serbia kësaj iu përgjigj me manovra ushtarake. Unë kam kërkuar që të dënohen sulmet në Zubin Potok, pas kërcënimeve serbe. Fatkeqësisht ndodhemi në një situatë kur Serbia merr fonde nga BE, por nuk demokratizohet dhe militarizohet nga Rusia dhe Kina”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button