Në fushatë zgjedhore, Ganiu lëshoi në përdorim parkingun në Bit Pazar

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu i cili është kandidon edhe për një mandat në zgjedhjet vijuese, sot lëshoi në përdorim parkingun mbi Bit Pazar me kapacitet prej 220 vendesh parkimi, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Komunës Visar Ganiu shtoi se ky parking ka një rëndësi të veçantë për Bit Pazarin dhe Çarshinë e vjetër, sepse hap mundësitë e një qarkullimi më të madh, çlirimin e rrugëve dhe trotuareve përreth Bit Pazarit dhe lagjes së Dyqanxhikut si dhe frekuentim më të vrullshëm në Çarshinë e Shkupit.

Drejtori i Bit Pazarit Agim Rushiti tha se ky parking do të rregullon dukshëm komunikacionin, do të parandalon bllokimin e rrugëve nga veturat e parkuara në rrugët e frekuentuara të Bit Pazarit dhe Çarshisë, dhe përfundimisht do të risë numri e vizitorëve dhe blerësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button