Vizita e Fon der Layen dhe Varhejit nuk do të thotë përparim në eurointegrime

Pas kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Layen, sot në Shkup do të qëndrojë edhe eurokomesari për zgjerim, Oliver Varheji, si pjesë nga turneu i tyre ballkanik. Edhe pse qëndrimi i të dy politikanëve të kreut të BE-së në vend mund të duket si përparim në eurointegrime, ajo nuk është ashtu. Për hir të së vërtetës, Fon der Layen dje tha se, qëllimi është që deri në fund të vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, që është fillimi zyrtar i negociatave, por çështja është a është e mundur ajo, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Komesari për zgjerim Varheji javën e kaluar ishte në Bullgari ku ka biseduar për tejkalimin e bllokadës bullgare për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut në BE. Në fakt, të paktën në dukje, bllokada bullgare momentalisht është pengesa e vetme për fillim të negociatave.

Ndryshe, Ursula fon der Layen dhe kryeministri Zoran Zaev, konferencën e djeshme e mbajtën para Qendrës Kulturore për të Rinj në Shkup, e cila është rinovuar me mjete nga Bashkimi Evropian.

Siç kumtoi Qeveria, ata kanë shqyrtuar ekspozitën për përfitimet nga Garancia Rinore, projekt i cili në Maqedoninë e Veriut zbatohet si vend i vetëm jashtë BE0së dhe me të cilin janë përfshirë 60,000 persona të rinj, me qëllim që të ulet papunësia te kjo popullatë.

Qeveria u lavdërua edhe se kryetarja e KE-së paralajmëroi dhënien e 2,6 milionë eurove nga gjithsej 15 për mbështetje buxhetore “për politikat për edukimin e të rinjve dhe për punësim”.

Edhe përkrah simbolikës së qartë në raport ndaj të rinjve, kryeministri Zoran Zaev në konferencën për media, theksoi se vendi mbetet i përkushtuar ndaj eurointegrimeve, por siç tha, çështja për identitetin nuk mund të jetë objekt i negociatave.

“Ne kemi bërë të gjitha hapat e nevojshme dhe reformat dhe do t’i bëjmë edhe hapat shtesë të pranueshme për zhbllokim të zgjerimit të BE-së”, tha kryeministri Zaev duke shtuar se shprespn që edhe vendet anëtare të BE-së do ta realizojnë deklaratën prej Brdo – Kranj të presidencës sllovene dhe se mbetet në synimin për zgjerimin e BE-së me vendet nga Ballkani Perëndimor.

Por, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot publikisht tha se, nuk është optimist i madh në raport me një shpresë të këtillë.

Osmani për “Utrinski brifing” theksoi se, në përgatitjet e organeve të BE-së për deklaratën e përbashkët e cilat duhet të miratohet në Samitin në Bërdo, është paraqitur dilema nëse ky samit ka të bëjë në të vërtetë me zgjerimin dhe nëse fjala “zgjerim” duhet të qëndrojë në atë dokument.

“Disa e interpretojnë si vazhdim i euroskepticizmit në shtete të caktuara, që nuk është asgjë e re, të tjerë e interpretojnë më shumë në definimin e samitit konkret, nëse është samit i zgjerimit apo është samit në të cilin tregohet fokusi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimore”, tha Osmani.

Ai shtoi se, cila do variant të jetë në pyetje, porosia nuk është e mirë në kuptim të njëzëshmërisë së BE-së në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

“Por ajo nuk është asgjë e re. Ka vende të cilat vlerësojnë se, BE funksion shumë vështirë që të mund edhe 6 vende anëtarë të vijnë të anëtarësohen, të kërcënohen me të drejtat e tyre të vetos, me komesarët e tyre”, sqaroi ministri Osmani.

Kryetarja e KE-së, dje në mënyrë deklarative tha se, e mbështet plotësisht hapjen formale të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Mos e humbisni besimi, keni arritur përparim të madh deri më tani. Ardhmëria e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian”, tha Fon der Lajen, duke shtuar se BE punon edhe me Bullgarinë edhe me Maqedoninë e Veriut me qëllim “që të tejkalojmë këtë pengesë të fundit”.

Më tej kryetarja ka shtuar se, që të ndodhë ajo ka shumë punë. Ajo vlerëson se janë të nevojshme shumë bisedime, “sepse ka shumë tema të cilat mund të zgjidhe me dialog të mirë, me investim në ide të mira për atë se si të zgjidhen problemet”.

“Qëllimi i përgjithshëm është që të fillohet me procesin qasës i cili më të duhet të pengohet dhe për këtë thash se qëllimi ynë është që deri në fund të vitit të fillojmë me konferencën e parë ndërqeveritare”, tha Fon der Layen.

Në ndërkohë, autoritetet bullgare, më saktë Ministria e Punëve të Brendshme bullgare, i ka dërguar notë proteste u.d. ambasador i Maqedonisë së Veriut në Sofje, që ka të bëjë me një përmendore në një kishë në fshatin Klepaç në Maqedoni.

Ndryshe, siç raportojnë mediat bullgare, misioni diplomatik bullgar në Maqedoni “ka zbuluar se në oborrin e një kishe në fshatin Klepaç në Prilep, është zëvendësuar përmendorja në nder të vojvodës  Velko Skoçivirçeto dhe tetë gjeneralëve të tij të cilët kanë ndërruar jetë në betejën me trupat osman në vitin 1904.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button