fbpx

“EU Observer”: Përsëri në pikëpyetje regjimi pa viza me BE-në

EU Observer” mëngjesin e sotëm publikoi një dokument ekskluziv intern të shteteve anëtare të BE-së, ku thuhet se regjimi pa viza me Ballkanin Perëndimor, Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën është përsëri në pikëpyetje, transmeton Portalb.mk.

Kjo vjen përsëri pasi presidentja e Komisionit Evropian viziton rajonin, si dhe brifingu i burimeve të diplomatëve të lartë për Reuters se disa shtete anëtare kërkojnë t’i jepet fund zgjerimit të BE -së.

Sipas një dokumenti në të cilin EU Observer ka pasur qasje, Gjermania, Franca dhe Italia janë të shqetësuar për “keqpërdorimin” e regjimit pa viza nga qytetarët e Ballkanit Perëndimor, si dhe tre vendet e Partneritetit lindor, të cilat gjithashtu kërkojnë anëtarësim formal në BE.

Disa ditë më parë, Franca njoftoi shtrëngim të regjimit të vizave për vendet e Magrebit.

Franca thotë se ka problem të veçantë me kërkesat për azil nga Shqipëria, Serbia dhe Gjeorgjia, përderisa Gjermania ankohet për kërkesat nga Shqipëria dhe tre vendet e tjera të Partneritetit lindor.

Belgjika thotë se këtë verë janë rritur kërkesat për azil nga Maqedonia e Veriut, por autoritetet thonë se do të presin të shohin nëse bëhet fjalë për raste të izoluara.

Kërkesat  e “parregullta” për azil nga Gjeorgjia janë rritur në mbi 50 përqind.

Që të aktivizohet mekanizmi për suspendim të regjimit të lirë të vizave, nevojitet rritje prej 50 përqind.

Regjimi pa viza për herë të parë u fut për Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi. Qytetarëve të këtyre vendeve që nga dhjetorii vitit 2009 u është lejuar të udhëtojnë pa viza në BE. Një vit më vonë, regjimin pa viza e fituan Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa Moldavia në vitin 2014, ndërsa Gjeorgjia dhe Ukraina në vitin 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button