RMV, po bie interesi për vaksinimin, dje janë aplikuar 4.953 doza

Po bie numri i qytetarëve që vaksinohen kundër kovid-19. Gjatë ditës së djeshme janë aplikuar 4.953 doza vaksinash, nga të cilat vetëm 1.282 janë aplikuar si doza e parë, ndërsa 3.064 janë rivaksinuar. Dje, 67 qytetarë morën dozën e tretë të vaksinës kundër kovid-19, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

Deri më tani, në vend janë rivaksinuar 43.5 përqind e qytetarëve të rritur. Deri më 28 shtator, gjithsej janë vaksinuar 785.693, 724.835 janë rivaksinuar, kurse dozën e tretë e kanë marrë 137 qytetarë. 52 përqind e qytetarëve mbi moshën 40 vjeç janë vaksinuar, ndërsa 32 përqind e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Mbulimi me vaksinimin me një dozë, në popullatën e rritur është 47 përqind, ndërsa me dy doza janë 43.5 përqind të qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është vaksinuar, kurse 35% e popullsisë ka marrë dy doza vaksine.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button