Eurokomisari Varheji sot në Shkup

Pas vizitës së djeshme të kryetares së KE-së, Ursula fon der Layen, sot në Shkup do të qëndrojë eurokomesari për zgjerim, Oliver Varheji. Ai do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, ku do të bisedojmë për përparimin e eurointegrimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pritet që fokusi të jetë tejkalimi i bllokadës bullgare për fillim të negociatave qasëse të Maqedonisë së Veriut me BE-në, transmeton Portalb.mk.

Nga KE theksojnë se, eurokomesari Varheji është në komunikim me të gjitha palët relevante në lidhje me diskutimin për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur.

Varheji javën e kaluar ishte në Bullgari ku ka biseduar për tejkalimin e bllokadës bullgare për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Ajo ishte vizita e dytë e Varhejit në Sofje këtë vit. Ai më 21 maj vizitoi Bullgarinë së bashku me shefin e diplomacisë portugeze, Augusto Santos Silva, ku në takimet me politikanët bullgarë biseduan për propozimin portugez për zgjidhjen e kontestit mes Sofjes dhe Shkupit. Atëherë ishin në vizitë edhe në vend.

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev gjatë kohës së forumit strategjik në Bled më 1 shtator, deklaroi për BNT se, presioni ndaj Bullgarisë në muajt e ardhshëm në temën Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të rritet.

Ndërkohë, dje në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Zoran Zaev, kryetarja e KE-së deklaroi se është plotësisht e fokusuar në hapjen formale të negociatave deri në fund të vitit, përderisa për dialogun me Bullgarinë tha se punohet me të dyja palët dhe se ka ide të mira çfarë duhet të shqyrtohet.

Fon der Layen tha se, dëshiron tërësisht hapja formale e negociatave të jetë sa më shpejtë dhe bëri thirrje të mos humbet besimi, sepse Maqedonia e Veriut dhe BE, duhet të bëjnë vetëm edhe një hap, pas përparimit që është arritur deri më tani.

“Po punojmë me të dyja palët, punojmë edhe me Bullgarinë që të tejkalojmë pengesën e fundit. Ka shumë ide që duhet të shqyrtohen, me qëllim që të tejkalojmë pengesën e fundit dhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Qëllimi ynë është që me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë të fillojmë para fundit të vitit. Ka shumë punë, procesi është i gjatë, shumë bisedime, sepse ka shumë tema që mund të zgjidhen me dialog të mirë. Qëllimi i përgjithshëm është që të fillohet me procesin qasës, i cili tanimë nuk duhet të pengohet nga këto tema”, tha Fon der Layen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button