Facebook do të shpenzojë 50 milionë dollarë për të ndërtuar “metaverzumin”, e braktis “Instagram Kids”

Facebook shpalli fond prej 50 milionë dollarë, për të cilin thotë që do t’i ndihmojë ta zhvillojë “metaverzumin” e vet më me përgjegjësi. Sipas informacioneve, mjetet nga ky fond në dy vitet e ardhshme do të investohen në programe dhe hulumtime të jashtme, transmeton Portalb.mk.

Facebook “metaverzumin” e vet, e përshkruan si “platforma e ardhshme kompjuterike”, ndërsa kompania thotë që, derisa e ndërton metaverzumin, do të punojë me krijuesit e politikave, hulumtuesit dhe partnerët industrialë.

Metaverzumi, sipas përkufizimit nga Facebook, është “hapësirë virtuele në të cilën do të mund të krijoni dhe të hulumtoni me njerëz tjerë”. Qëllimi i fondit që kap shumën prej 50 milionë dollarë është të sigurohet që “metaverzumi” do të ndërtohet për të qenë kompatibil me shërbime tjera, që të jetë inkluziv , privatësia, siguria dhe mundësitë ekonomike.

Për momentin, program më i madh i Facebook-ut është platforma “Horizont”, e cila u mundëson njerëzve mbajnë takime në RV (VR).

Në komunikatë shtohet që kompania do të bashkëpunojë me organizata siç janë “Women in Immersive Tech”, “Africa No Filter”, “Electric South”, ndërsa hulumtimin e pavarur të jashtëm do ta zbatojë me institucionet sikur Universiteti në Hong Kong dhe Universiteti Nacional në Singapur.

Nga Facebook thonë që hulumtimet do të ndihmojnë të sigurohen përgjigje kur rregullatorët do të fillojnë të parashtrojnë pyetje për teknologjinë e re.

Kompania, në këtë periudhë, po bën përpjekje për t’u treguar si “pronar me përgjegjësi i platformave”. Ditën e hënë u bë publike që Facebook e ka ndërprerë zhvillimin e “Instagram Kids” – version i Instagramit që do të dedikohej për përdoruesit më të vegjël se mosha 13 vjeçare.

Ndërprerja e zhvillimit të aplikacionit vjen pasi “Wall Street Journal” publikoi një sërë raportesh të Facebook-ut javën e kaluar. Mes tyre është përfshirë edhe storja që zbulon se hulumtime të brendshme në Facebook kanë treguar që Instagrami ka ndikim negative mbi shëndetin mental te femrat. Facebook e konfirmoi ekzistencën e raporteve, mirëpo tha që ato janë interpretuar gabimisht.

Paralajmërimi i versionit të ri të Instagramit, të dedikuar për më të vegjlit është kritikuar nga numër i madh grupesh dhe organizatash, ndërsa Facebook u përgjigj që të rinjtë tani më janë aktiv në Instagram dhe do të jetë më mire eksperienca e tyre të jetë nën “mbikëqyrje”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button