Është botuar përmbledhja e tregimeve të shkurtra nga konkursi i katërt rajonal “Biber”

Është botuar përmbledhja e tregimeve të shkurtra të përzgjedhura në konkursin e katërt Biber. Përmbledhja mund të shkarkohet në faqen Biber në formatin elektronik, transmeton Portalb.mk.

Biber është konkurs për tregim të shkurtër, të angazhuar në gjuhën shqipe, maqedonase, boshnjake, kroate, serbe dhe malazeze. Tema e konkursit është pajtimi në kontekstin e trashëgimisë së luftërave dhe dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, ndërsa parasysh merren edhe tregimet që mund të kontribojnë për mirëkuptim më të madh mes njerëzve, që zbusin urrejtjen dhe thyejnë paragjykimet, tregime kundër luftës, tregime rreth ballafaqimit me të kaluarën, thyerje të imazheve për armikun, tregime të dhembshurisë për të tjerët, tregime të guximshme që guxojnë të ecin me këpucë “të armikut”, tregime që lëvizin kufijtë dhe hapin rrugën për të ndërtuar një të ardhme më të qartë, më të sigurt dhe më të lirë për të gjithë.

Konkursin e organizon ekipi Biber nga Qendra për Veprim të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.

Konkursi i katërt Biber është hapur në fund të prillit 2020. Janë pranuar rreth 750 tregime. Juria e këtij konkursi përbëhej nga: Tatjana GromaçaAnton Berishaj dhe Selvedin Avdiq.

Tri tregimet e shpërblyera janë:

Çmimi i parë: “Zogëzat” nga Bojan Krivokapiq nga Novi Sadi

Çmimi i dytë: “Shtëpiza në pyll” nga Alma Tabak nga Sarajeva

Çmimi i tretë: “Trekëndëshi” nga Maja Halapir nga Samobori

Përveç tregimeve të shpërblyera, në përmbledhje janë përfshirë edhe 22 tregime. Autoret dhe autorët e tregimeve janë: Aleksandra Jovanoviq nga Vranja, Aneta Velkoska nga Shkupi, Besa Morina nga Prishtina, Bojan Krivokapiq nga Novi Sadi, Boshko Lomoviq nga Gornji Milanovaci, Dinko Teleqan nga Zagrebi, Goran Paladini nga Zagrebi, Hoja Ogrizoviq nga Novi Sadi, Irena Skopljak Baric nga Vërboveci, Jelena Kalajdzija nga Bijeljina, Jovana Matevska-Atanasova nga Manastiri, Mariana Canak nga Novi Zedniku, Mihovil Rismondo nga Zagrebi, Milan Vorkapiq nga Vërnjaçka Banja, Milena Babiq nga Krushevaci, Milica Rashiq nga Nishi, Nikolla Nikolliq nga Podgorica, Nikolla Petroviq nga Beogradi, Petra Rapaiq nga Novi Sadi, Sanja Tërpkovska nga Shkupi, Senad Jusiqi nga Bugojno dhe Vesa Qena nga Prishtina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button