Tetovë, biletat bazë të transportit publik nga e hëna do të shiten në 28 dyqane

Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” informoi se nga e hëna e ardhshme gjegjësisht prej me 4 tetor do të fillojnë të shiten biletat e rregullta, që nënkupton se udhëtimit pa pagesë që ishte në këtë periudhë më të gjatë se një muaj po i vjen fundi, njofton Portalb.mk.

Fillimisht do të jenë në shitje vetëm biletat bazë-për një vozitje, ndërsa për biletat mujore dhe vjetore ende nuk ka informacion se si do të bëhet shitja e tyre. Ndërmarrja tha se do të informojë ditët në vazhdim.

28 pikat e shitjes së biletave bazë të transportit publik të Tetovës janë caktuar në bazë të drejtimit të linjave dhe mund të blihen në dyqanet/marketet që ndodhen në afërsi të stacioneve të autobusit, me çmim prej 20 denarësh.

  1. “Grawe Sigurime” (Stacioni i Autobusëve)
  2. “Piti Premium” (Tregu i Gjelbërt)
  3. “DB Kolonijall” (Tregu i Gjelbërt)
  4. “Sadiki Market” (Bulevardi Iliria)
  5. “Vox” (Qendra Tregtare e Qytetit)
  6. “Tushi Tobako” (Qendra Tregtare e Qytetit)
  7. “Venecia Market” (Xhamia e Larme)
  8. “Zipo Tobako” (Rruga e Ilindenit)
  9. “Monako Tobako” (Rruga e Ilindenit)
  10. “Virginia Tobako” (Rruga e Ilindenit)
  11. “Swiss Market Selo” (Rruga e Ilindenit)
  12. “Blue Market Mujo” (Rruga e Ilindenit)
  13. “Lider Market” (Rruga e Ilindenit)
  14. “Tara Tobako” (Pallma Mall)
  15. “Voka Market” (Rruga e Teleferikut)
  16. “Miga Market” (Reçicë e Vogël)
  17. “Shullani Market” (Reçicë e Vogël)
  18. “Tuana Market” (F. Reçicë e Madhe)
  19. “Fresh Market” (F. Reçicë e Madhe)
  20. “Jetmir Market” (F. Reçicë e Madhe)
  21. “Bate Market” (Rruga Tetovarja)
  22. “Helal Aoe Market” (Drenoveci)
  23. “Drini Market” (Drenoveci)
  24. “Alb Kom Market” (F. Poroj)
  25. “Goni Market” (F. Xhepçisht)
  26. “Goldi Market” (F. Xhepçisht)
  27. “Zafir Tobako” (Çerdhja Rinia Potok)
  28. “Timer Tobako” (Shkolla e Muzikës)

Nga N.P. “Tetova Transport” thanë se ditët në vazhdim qytetarët do të informohen edhe për biletat mujore dhe ato vjetore të transportit publik.

Këtu mund të shihen të gjitha kategoritë e biletave dhe çmimet e biletave mujore dhe vjetore, që ende nuk kanë filluar të shiten.

Sidoqoftë, pikëpyetje e madhe për qytetarët ende janë oraret e autobusëve pasi tabelat ende nuk janë të vendosura në stacione por janë në publikuara vetëm në faqen e Facebookut të ndërmarrjes, që jo çdo qytetar e përdor atë.

Portalb.mk, disa herë ka kontaktuar me ndërmarrjen “Tetova Transport”, për çështjen e lartëpërmendur dhe shumë të tjera që e tangojnë këtë ndërmarrje, mirëpo nga aty thane se ende janë duke i sistemuar disa punë teknike dhe së shpejti pritet të finalizohen.

Në pyetjen e Portalb.mk se pse këto punë janë duke zgjatur kaq shumë, nga “Tetova Transport” u përgjigjën kështu:

“Ndërmarrja ka filluar prej në zero, gjërat nuk bëhen ashtu siç i mendojmë, ndonjëherë ka ngërçe në disa pika që vonohen, jo për fajin tone. Do ju përgjigjemi sa të jenë gati.”

Si bëhet shitja e biletave të transportit publik në Shkup?

Për krahasim, shitja e biletave për transport publik në Shkup bëhet nëpërmjet disa mënyrave. Duhet theksuar se sistemi i biletave në Shkup është elektronik, pra nëpërmjet kartelave.

Mënyra e parë është ajo tradicionalja: Qytetarët i blejnë kartelat nëpër pikat e caktuara të NTP-së dhe më pas në të njëjtat pika i rimbushin me kredi. Kartelat janë të përhershme, përveç mujoreve apo atyre të personalizuara që kanë afat të caktuar vlefshmërie. Pikat e shitjeve të biletave janë të shpërndara në afërsi të stacioneve më të frekuentuara të autobusëve. Ata që kanë kartela të personalizuara duhet që ta verifikojnë kartelën elektronike te zyrat qendrore të NTP-së, jo te filialet dytësore.

Mënyra e dytë është blerja e biletës për një vozitje. Kjo biletë, përveç se mund të blihet në pikat e NTP-së, mund të blihet edhe te shoferi i autobusit.

Për t’u evidentuar se është paguar bileta në autobus, qytetarët e afrojnë kartelën/biletën afër aparatit elektronik, e cila sinjalizon se është kryer pagesa ose tregon se nuk keni kredi të mjaftueshme në kartelë.

Mënyra e tretë është nëpërmjet celularit: Nëse nuk kanë kartelë elektronike/biletë për një vozitje, qytetarët mund ta paguajnë biletën nëpërmjet shërbimit “MobiPay”, gjegjësisht telefonit celular. Fillimisht e aktivizohet shërbimi në numrin 141114 dhe pastaj thirr në numrin 185 duke e afruar telefonin te aparati elektronik në autobus i cili i evidenton pagesën. Shërbimi aktivizohet vetëm një herë dhe pastaj biletat e ardhshme mund të paguhen vetëm me thirrje telefonike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button