Dita e dytë e fushatës zgjedhore, partitë mbajtën tubime në qytete të ndryshme

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në kuadër të aktiviteteve të fushatës zgjedhore ka marrë pjesë në tubime në Çair dhe në Kisela Voda. Nga tubimi i mbajtur në Kisela Vodë, Zaev porositi se krijohen vende të reja të punës, infrastrukturë dhe parqe të reja, transmeton Portalb.mk.

Edhe lideri i VMRO – DPMNE, Hrisitijan Mickoski nga një tubim në Strugë ka më shumë se 100 çerdhe në territorin e shtetit, 150 shkolla, investime në mjedisin jetësor dhe ndërtim të 150 parqeve të reja, 90 sallave sportive për të rinj, gasifikim për mjedis jetësor më të shëndetshëm.

Ndërkaq, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka qenë prezent në tubimin në Tetovë, prej ku tha se platforma zgjedhore e partisë së tij ka për bazë agjendën e blertë e cila garanton jetë më cilësore për të gjithë qytetarët e Tetovës. Kandidatja për komunën e Tetovës, Teuta Arifi kërkoi mbështetje nga tetovarët për të vazhduar më tej me realizimin e projekteve që janë në programin zgjedhor për komunën e Tetovës.

Nga ana tjetër, kandidati i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për Komunën e Tetovës, Vullnet Murseli ka mbajtur tubim para aktivistëve dhe simpatizantëve të Lagjes Drenovec, të cilëve u premtoi se,  do ta marrin Kazermën e qytetit ku do të jetë parku kryesor i qytetit,  do t’i japin rëndësi parkut që gjendet në këtë lagje, stadiumit të qytetit, edhe stadiumit të vjetër, zona të parapara për rininë, zona të veçanta për Ballistët ku ato do të mund të funksionojnë, çerdhe për fëmijë.

Kandidati i saj nga PDSH, Sadi Bexheti, sot ka vizituar fshatrat Vejcë, Sellcë dhe Llavcë dhe banorëve të këtyre fshatrave u ka premtuar zgjidhjen e problemeve me mungesa e ujit dhe ujit për pije, mungesën e rrugës, mungesa e shkollës në fshatin Sellcë si dhe, problemin e shpërnguljes së të rinjve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button