Pendarovski priti në takim kryetaren e KE-së, Ursula fon der Lajen

Presidenti, Stevo Pendarovski sot e pranoi në takim kryetaren e KE-së, Ursula fon der Lajen, e cila po qëndron për vizitë në vend. Dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime dhe informacione për zhvillimet e fundut në lidhje me integrimin evropian të vendi dhe konstatoi se fillimi i negociatave qasëse të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian do ta intensifikojë në mënyrë shtesë procesin reformues dhe do të mundësojë përparim ekonomik dhe social, transmeton Portalb.mk.

“Presidenti Pendarovski theksoi rëndësinë e mbështetjes nga Komisioni Evropian në kontekst të solidaritetit evropian për kyçjen e rajonit në të gjitha iniciativat të udhëhequra nga Bashkimi Evropian, si dhe për zbutjen e pasojave të Covid – 19. Bashkëbiseduesit biseduan edhe për zhvillimet aktuale në rajon si dhe për planin ekonomik dhe investues të BE-së për vendet nga Ballkani Perëndimor”, thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button