Në Maqedoninë e Veriut filloi vaksinimi me dozën e tretë

Prej 27 shtatorit në Maqedoninë e veriut filloi të aplikohet doza e tretë e vaksinës kundër Kovid-19 si shtojcë e vaksinave tashmë të pranuara. Vaksinimi me dozën e tretë do të bëhet ekskluzivisht me vaksinë nga prodhuesi ,,Pfizer”, pa marrë parasysh se me cilën vaksinë personi është vaksinuar paraprakisht. Doza e trëtë do të mund të pranohet gjashtë muaj pas pranimit të dozës së dytë, ndërsa do të administrohet për shkak të mbrojtjes më të madhe të atyre që janë më të rrezikuar dhe potencialisht me pasqyrë klinike më të rëndë gjatë infektimit eventual me vitrusin, raporton Vërtetmatësi.

Shkruan: Simona Atanasova

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se dozë të tretë të vaksinës do të marrin të gjithë qytetarët në moshë mbi 60 vjeçare, punonjësit shëndetësorë pa dallim të moshës dhe pacientët që kanë transplantime, që janë në djalizë ose kan gjendje imunokompromituese.

Vendimin për dozë të tretë të vaksinës para disa ditësh e solli Komiteti për imunizim, siç thonë, konform rekomandimeve të Agjencisë Amerikane për barna dhe Agjencisë evropiane për barna (EMA).

Edhepse shumë shtete filluan me aplikimin e dozës së tretë te disa qytetarë të caktuar, në nivel botëror ende debatohet se a nevojitet dhe kujt i nevojitet vaksinim shtesë.

Cili është dallimi midis booster-it dhe dozës së tretë?

Me rëndësi është të bëhet dallimi midis dozës përforcuese booster të vaksinës dhe dozës së tretë të saj. Doza booster u jepet njerëzve me sistem imunologjik normal, ndërsa doza e tretë u jepet atyre me sistem imunologjik të dobësuar, e prej këtu rrjedhin të gjitha dilemat lidhur me imunizimin plotësues.

Doza e tretë e vaksinës është identike me dy të parat dhe mund ta përmirësojë përgjigjen imunologjike tek personat me imunitet të dobësuar, siç janë pranuesit e transplantimeve të organeve përgjigjet fillestare të të cilëve ndaj vaksinimit kanë qenë të ulëta. Në raste të këtilla, duhet të shqyrtohet mundësia për administrimin e një doze plotësuese.

Përforcuesi (booster) është dozë plotësuese e vaksinës, që jepet pasi me kalimin e kohës të fillojë të bie mbrojtja e cila sigurohet me dozën origjinale. Normalisht, përforcues merret pasi të fillojë të bjerë imuniteti nga dozat fillestare. Përforcuesi është i dizajnuar që t’i ndihmojë njerëzit ta ruajnë nivelin e imunitetit më gjatë ose kur bëhet fjalë për variant të ri të virusit, siç është variant delta që qarkullon momentalisht.

„Pfizer dhe Biontech” në fund të gushtit lajmëruan se veprimi i vaksinës së tyre kundër Koronavirusit do të bjerë gjashtë muaj pas vaksinimit dhe rekomanduan booster dozë për të gjithë personat mbi 16 vjet.

Cilat shtete aplikojnë dozën e tretë?

Edhepse ende vazhdojnë hulumtimet se çfarë efekti do të ketë doza e tretë, kush duhet ta pranojë dhe sa kohë pas pranimit të dozës së dytë duhet të pranohet, megjithatë, disa shtete në botë vendosën që ta aplikojnë vaksinimin plotësues. Deri tani, në të gjitha shtetet përdoret doza e tretë vetëm e prodhuesit ,,Pfizer” edhe atë pa dallim se me cilën vaksinë është kryer imunizimi paraprakisht.

Agjencia evropiane e barnave do të vendosë për dozën e tretë të ,,Pfizerit” në tetor. Qendra evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve (ECDC) udhëzon se nuk ka nevojë urgjente për dozë të tretë te personat e vaksinuar plotësisht në popullatën e përgjithshme. ЕMА konsideron se tani prioritet duhet të jetë vaksinimi i të gjithë atyre personave të cilët ende nuk e kanë përfunduar imunizimin e rekomanduar. Mirëpo, ato vërejnë se duhet të merren parasysh doza plotësuese të vaksinës për personat me sistem të dobësuar imunologjik.

Shumë vende anëtare të BE-së tashmë kanë vendosur që të aplikojnë doza përforcuese edhe përkrah rreziqeve juridike, sepse EMA ende nuk kanë sjellë vendim zyrtar.

Komisioni Evropian para një muaji njoftoi se përgjegjësia për marrjen e vendimit për të kyçur vaksinën booster në fushatat e vaksinimit bie mbi vetë shtetet anëtare dhe do të thotë se në rast të pasojave të padëshiruara dhe të papritura tek pacientët, vendet e BE-së mund të kenë pasoja juridike.

Administrata amerikane për ushqim dhe barna të mërkurën e miratoi dozën e tretë të ,,Pfizerit” për personat mbi 65 vjet, personat që janë të ekspozuar ndaj rrezikut nga sëmundje serioze dhe ato të cilët janë të ekspozuar vazhdimisht ndaj virusit. Mirëpo FDА me shumicë të madhe e refuzoi rekomandimin për përdorim më të gjërë të dozës së tretë, sepse konsiderojnë se jo secili ka nevojë për atë.

Organizata botërore e shëndetësisë (ОBSH) konsideron se doza e tretë e vaksinës nuk është e domosdoshme dhe duhet shpërndarje me e barabartë e vaksinave nëpër botë. OBSH nuk është dakord që shtetet e pasura t’u japin banorëve të tyre dozë të tretë, kur shtetet e varfëra nuk kanë vaksina mjaftueshëm as për dozën e parë.

OBSH në gusht bëri thirrje për mоratorium të dozës së tretë të vaksinimit kundër KOVID-19.

Para dy javësh, shefi i ОBSH-së Tedros Adanom Gebrejezus apeloi deri te shtetet e pasura me sasi të mëdha të vaksinave kundër koronavirusit të mos ofrojnë doza plotësuese deri në fund të këtij viti dhe t’i vënë në dispozicion dozat për vendet më të varfëra. Këtë ai e deklaroi pasi apeli paraprak për ,,moratorium” të përforcuesve u injorua në masë të madhe.

Nuk do të hesht kur kompanitë dhe shtetet që e kontrollojnë furnizimin global me vaksina mendojnë se të varfërit në botë duhet të jenë të kënaqur me mbetje. Për arsye se prodhuesit morën prioritet ose u obliguan ligjërisht që t’i respektojnë marrëveshjet bilaterale me shtete e pasura, që do të paguajnë më shtrenjtë, vendet me të hyra të ulëta u privuan nga mjetet për mbrojtjen e popullit të tyre, deklaroi ai.

Doza e tretë e prodhuesit ,,Pfizer” tashmë është duke u administruar në Izrael. Hulumtimet e atjeshme tregojnë se doza e tretë e vaksinës kundër Kovid-19 krijon 10 herë më shumë antitrupa se doza e dytë. Në Izrael, popullata e të cilit është 9,4 milionë banorë, 6,05 milionë kanë pranuar një dozë, 5,56 milionë kanë pranuar dy doza, ndërsa 2,96 milionë kanë pranuar tre doza të vaksinave kundër Kovid-19.

Në fund të korrikut Komiteti i ekspertëve për imunizim u rekomandoi qytetarëve të Serbisë, që kanë pranuar dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit para së paku gjashtë muajsh, t’u jepet doza e tretë e vaksinës e ashtuquajtur ,,booster” e bazuar në teknologjinë ARN, siç janë prodhuar vaksinat e kompanive ,,Pfizer” dhe ,, Moderna”, pa dallim se me çfarë vaksine janë vaksinuar paraprakisht.  Në Serbi dozën e tretë fillimisht e pranojnë persona me imunodeficiencë dhe gjendje imunosupresive, pranues të transplanteve të palcës kockore dhe organeve solide dhe persona në hemodializë, persona më të vjetër se 70 vjet, me të vjetër se 60 vjet të cilët në mënyrë permanente qëndrojnë nëpër shtëpitë për të moshuar dhe institucione të tjera për kujdes social dhe të punësuarit në institucionet shëndetësore dhe sociale, si dhe personat që jetojnë me imunosupresion primar dhe sekundar, por ,,edhe të gjithë personat e tjerë” tek të cilët kanë kaluar të paktën gjashtë muaj nga pranimi i dozës së dytë.

Edhe në Irlandë personat e kategorive të rrezikuara do të pranojnë dozën e tretë nga 1 tetori. Britania e Madhe para një jave filloi me vaksinim me dozën e tretë kundër Kovid-19, për ,,përmirësim të sistemit imunologjik të personelit shëndetësor dhe Britanikëve më të rrezikuar”. Doza e tretë u është ofruar nëntë grupeve prioritare që përfshijnë punonjësit shëndetësorë, socialë, personat që jetojnë dhe punojnë te shtëpitë për të moshuarit dhe pothuajse të gjithë personat me të vjetër se 50 vjet. Gjithashtu, doza e tretë do t’u ofrohet edhe personave më të rinj që bëjnë pjesë në kategoritë e rrezikuara.

Edhe Frаnca do filloi të aplikojë dozën e tretë nëpër kategori të caktuara të rrezikuara të qytetarëve qysh prej fillimit të shtatorit. Ministri francez i shëndetësisë deklaroi se sipas përllogaritjeve afërsisht 18 milionë persona i plotësojnë kushtet për dozën booster.

A mund të përzihen lloje të ndryshme të vaksinës?

Në  SHBА dozën e tretë të vaksinës ,,Pfizer” mund ta pranojnë vetëm ato persona që dy dozat paraprake i kanë pranuar ,,Pfizer”. Mirëpo, për ato që kanë pranuar vaksina nga prodhuesit ,,Moderna” dhe ,,Johnson&Johnson” nuk ka të dhëna të mjaftueshme për përzierjen e dy llojeve të ndryshme të vaksinave kundër Kovid-19.

Me urgjencë të njëjtë do të adresojmë rekomandime për vaksinat Moderna dhe Johnson&Johnson sapo të kemi të dhëna në dispozicion. Mirëpo, për momentin nuk ka të dhëna të mjaftueshme që autoritetet shëndetësore të rekomantojnë që pranuesit më të moshuar të vaksinave nga prodhuesi Moderna të marrin perforcues Pfizer për shembull, ose një pranues më i ri i J&J që ka imunitet të dobët, të pranojë dozë të vaksinës ARN, deklaroi drejtoresha e CDC Roshell Valenski.

Në disa shtete, si Gjermani, Kanada, Suedi, Francë, Spanjë dhe Itali, tashmë bëhet përzierje e vaksinave nga prodhues të ndryshëm. Hulumtimet në Spanjë tregojnë se personat që kanë pranuar një dozë të vaksinës “Astra Zeneka” dhe të dytën “Pfizer” kanë më shumë antitrupa se personat që kanë pranuar dy doza të vaksinës ,,Astra Zeneka”.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button