Enti duhet të punojë 24 orë për regjistrimin e të gjithëve, vlerësoi opozita shqiptare duke kërkuar 10 ditë shtesë

Aleanca për Shqiptarët ka paraqitur disa parregullsi që po ndodhin gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë, proces i cili planifikon që edhe dy ditë të regjistrojë qytetarët në terren, transmeton Portalb.mk.

“Tash më që po afrohet fundi i regjistrimit, në adresën tonë kanë arritur shumë ankesa nga ana e qytetarëve të cilët ankohen se në shtëpitë e tyre nuk ka shkuar asnjë komisioner që t’i regjistrojë. Ky është skandal, sepse ligji obligon të shkohet në çdo amvisëri dhe të regjistrohet çdo qytetar”, deklarojnë nga Aleanca për Shqiptarët, duke ju bë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë çdo mundësi per tu regjistruar, e pse jo duke u paraqitur edhe te qendrat që i ka caktuar Enti.

Ata vlerësojnë se shtyrja e regjistrimit gjithashtu ishte një nga problemet, duke theksuar që diaspora thjesht prej momentit të shtyrjes e ka injoruar totalisht këtë proces dhe nuk ka vazhduar të regjistrohet.

“Enti i statistikave të punojë pandërprerë edhe 24 orë po qe nevoja, në ditë në mënyrë që mos të ngel asnjë qytetar i paregjistruar, e jo deri më tash ku nuk i kanë lejuar regjistruesit të mos i regjistrojnë 5-6 shtëpi në ditë, sipas informatave nga regjistruesit, me arsyetime se gjoja bllokohet dhe nuk punon serveri”, deklarojnë nga opozita, duke vlerësuar që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut urgjentisht duhet të thirre seancë dhe të parashikojë 10 ditë shtesë për regjistrimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button