Do të ketë bombë para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, sipas Policisë ishte një raportim i rrejshëm

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për një raportim të rrejshëm në lidhje me kërcënimin që mori sot se para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Sot në Shkup punonjësit policor kanë arrestuar I.M., i cili në ora 10:32 në SPB-Shkup përmes telefonit ka paraqitur që gjatë vizitës së Presidentes së KE-së, Ursulla von der Lajen do të aktivizohet eksploziv para objektit të Qeverisë”, sqarojnë nga Polica e Maqedonisë së veriut, duke sqaruar që nuk do të ketë ndryshim të agjendës së vizitës zyrtare.

Në sqarimin e policisë, theksohet se janë marrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për të konfirmuar se paraqitja është e rrejshme, ndërsa i arrestuari po mbahet akoma për të ndjekur procedurat hetimore.

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev bashkë me kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen sot në Shkup kanë mbajtur konferencën të përbashkët për shtyp, në të cilën kanë folur për rrugën eurointegruese të Maqedonisë së  veriut. Shefja e KE-së, paralajmëroi se do t’i intensifikojnë bisedimet me Bullgarinë, por çështjet identitare nuk mund të jenë temë e bisedimeve.

Kryetarja e KE-së paraprakisht ka qenë në Shqipëri. Ndërkohë nesër më 29 shtator në Shkup do të udhëtojë eurokomesari për zgjerimin i BE -së Oliver Varhei.  Programi i vizitës akoma po finalizohet, por është njoftuar se do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button