Këshilli Gjyqësor nuk është transparent në lidhje me emërimin dhe shkarkimin e gjykatësve

Gjykatësit nuk ndjehen mjaftueshëm të lidhur me punën e Këshillit Gjyqësor. Ndjehen të tjetërsuar dhe nuk e shohin si institucion i cili i përfaqëson dhe mbron interesat e tyre, as që e avancon në përgjithësi gjyqësorin. Këshilli Gjyqësor në të ardhmen pritet që të jetë bartës i reformës së paralajmëruar, me shpresë se sistemi i reformuar gjyqësor dhe metodologjitë e reja për vlerësim të gjykatësve, në punën e tyre do të sjellin epilog pozitiv në lidhje me gjendjet në gjyqësor, transmeton Portalb.mk.

Këto janë konkluzat nga vëzhgimi i punës së Këshillit Gjyqësor dhe intervistave të kryera me 14 gjykatës aktual dhe 2 ish gjykatës, të prezantuara në konferencën e sotme përfundimtare “Ndikimi i sistemit të meritave ndaj pavarësisë së gjyqësorit dhe profesionalitetit në Maqedoni”, në organizim të Koalicionit “Të Gjithë për Gjykim të Drejtë”.

Drejtorja ekzekutive e koalicionit, Natali Petrovska, theksoi se analiza tregon nivel të pamjaftueshëm në transparencën e përgjithshme të punës së këshillit Gjyqësor, por edhe mungesë të sqarimeve në vendimet me të cilat emërohen dhe shkarkohen gjykatësit, e cila është kyçe për t’u bërë vlerësim i mirë i argumentimit dhe nëse me të vërtetë zbatohet sistemi i meritave në emërimin dhe zgjedhjen e gjykatësve.

“Ligji fare nuk ka nevojë që të ndryshohet, bëhet fjalë për praktikë në punën e Këshillit Gjyqësor. D.m.th. argumentimi është ajo që mungon në vendimet e tyre kur emërojnë, gjegjësisht shkarkojnë gjykatës. D.m.th. zakonisht kur emërohet ndonjë gjykatës deklarohen për atë, por kundërshtimi i tyre në zgjedhje votimi me “jo”, fare nuk argumentohet. Kështu që, nuk kemi rast t’i dimë arsyet se pse ndonjë gjykatës nuk është emëruar, nuk është avancuar ose ngjashëm”, sqaroi Petrovska.

Në analizë është konstatuar se më së shpeshti përpara seancave të Këshillit Gjyqësor praktikë e zakonshme, të paktën në vitin e kaluar është mbajtja e kolegjiumit joformal të Këshillit Gjyqësor, i cili sipas Petrovskës lë përshtypje se paraprakisht vendosin se cilat çështje do të jenë temë e diskutimit në rend dite, ndërkaq më pas deklarohen vetëm “po” dhe “jo” gjatë votimit.

“Pjesë e hulumtimit ishte edhe intervistimi i një grupi të madh të gjykatësve aktual dhe të shkarkuar. Përshtypja ishte se për punën e Këshillit Gjyqësor nuk mund të them se është pozitive, për një arsye të thjeshtë se ata nuk ndjehen mjaftueshëm të lidhur me atë, ndjehen të tjetërsuar dhe nuk ndjejnë se Këshilli Gjyqësor është ai i cili duhet që t’i mbrojë interesat e tyre. As nuk përfaqëson për ata, e aq më pak se e avancon pavarësinë e përgjithshme të gjyqësorit”, deklaroi Petrovska.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Pavlina Crvenkovska, në fjalimin e saj, ka folur për reformat e kryera dhe miratimin e rregulloreve për punën e gjykatësve, theksoi se janë në drejtim të rritjes së besueshmërisë së opinionit në punën e gjykatësve.

“Për Këshillin Gjyqësor është me rëndësi prioritare që të ketë gjykatës kualitativ, të përkushtuar në profesion dhe të shkathtë që në kohë të përballen me lëndët. Është e qartë se sa më efikas dhe më përgjegjës të jenë gjykatësit, do të kemi drejtësi më të shpejtë dhe më efikase, a ajo do të paraqet garanci për respektim të të drejtave të qytetarëve dhe sundimit të së drejtës. Këshilli Gjyqësor përpiqet që nëpërmjet kritereve matëse kualitative t’i zgjedh dhe avancojë gjykatësit me qëllim që sistemin gjyqësor ta bëjë funksional dhe të qasshëm, a vendimet e gjykatësve të jenë të ligjshme dhe të miratuara në bazë të rregullave të shkruara”, theksoi Crvenkovska.

Ajo shtoi se Këshilli Gjyqësor, ka miratuar dy rregullore, njëri për rangimin e kandidatëve për gjykatës nga Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve dhe tjetri për rangimin e gjykatësve në gjykatë më të lartë. Të dy dokumentet precizojnë qartë se gjykatësit janë të domosdoshëm për sistemin gjyqësor dhe sipas kritereve të tilla do të zgjidhen dhe vlerësohen gjykatësit.

“Aspektet që merren parasysh gjatë intervistimit të kandidatëve praktikisht përshkruajnë profil të profesionalitetit, përgjegjësisë dhe vendosmërisë së gjykatësit. Kandidati duhet që të ketë shkathtësi që funksionin ta kryejë me etikë, moral dhe përgjegjësi. Qasjen ndaj drejtësisë ta ketë nëpërmjet argumenteve dhe injorim të paragjykimeve personale, t’i njohë aspektet e materies juridike, të të drejtës dhe sigurisë juridike. Parakusht i rëndësishëm është që që kandidati ta vlerësojë praktikën evropiane se sa është rezistues ndaj trysnive dhe nëse është i gatshëm që të punojë me materie të madhe. Këtu, gjithsesi është e rëndësishme edhe komunikimi, gjegjësisht gjykatësi patjetër duhet të jetë preciz, i qartë, gjithëpërfshirës dhe nëpërmjet komunikimit të arrijë deri te zgjidhja dhe përgjigjet”, theksoi Crvenkovska.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, duke folur për pavarësinë e gjyqësorit si mjet për kthimin e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor, porositi se gjyqtarët duhet që t’i respektojnë ligjet dhe etikën dhe në këtë rast nuk do të mund që askush të kryejë trysni ndaj tyre.

“Integriteti i gjykatësit është më i rëndësishëm dhe gjithsesi se edhe gjykatësi, si pjesë e sistemit gjyqësor në mënyrë individuale vetë duhet që ta mbrojë pavarësinë personale dhe paanshmërinë. Ndikimet ndaj gjykatësit janë të mundshme, por nëse gjykatësi u përmbahet ligjeve dhe etikës, respekton faktet dhe ligjet, atëherë nuk ekziston mundësi që të kryhet çfarëdo ndikimi. Përpjekjet për trysni, nxitje ose përzierje, nuk mund të përjashtohen në asnjë shoqëri, megjithatë është me rëndësi qëndrueshmëria e gjykatësit, rezistimi për mbrojtjen e pavarësisë së gjykatësve”, tha Ademi.

Kryetarja e Supremes gjithashtu shtoi se është e nevojshme që vazhdimisht të përmirësohet profesionalizimi i gjyqtarëve dhe shërbimit gjyqësor, të cilët janë bazë e sigurt për ngritje të besimit të qytetarëve, por edhe se pavarësia gjyqësore ka edhe aspekt ekonomik, i cili duhet të tregohet nëpërmjet buxhetit gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button