Nuk është e vërtetë që një patolog gjerman kryen 40 obduksione në ditë

Pretendimi i Schirmacher se 30 deri në 40 përqind e njerëzve, trupave të të cilëve ai u ka bërë obduksion kanë ndërruar jetë si rezultat i vaksinës, e siç thotë edhe vetë ai, është supozimi i tij. Por në tekstin që po e recenzojmë, kjo gjë paraqitet si fakt. Gjithashtu, në tekst, në mënyrë të rreme shtohet numri i obduksioneve të kryera tek të vdekurit e vaksinuar, ku në vend të 40 gjithsej, pretendohet se janë 40 në ditë, në mënyrë që të krijohet një perceptim i gabuar se numri i të vdekurve është i madh. Në tekstin në gjuhën gjermane thuhet qartë se komplikimet nga trombet në tru janë të rralla, por teksti që po e recenzojmë i paraqet ato si një efekt anësor i zakonshëm i vaksinës, gjë që nuk është e vërtetë, shkruan Vërtetmatës.

Po recenzojmë një tekst i cili edhe pse është publikuar në gjuhën serbe, është shpërndarë jashtëzakonisht shumë në mesin e lexuesve në Maqedoni, e në të janë shpalosur informacione kontroverse, të pasakta dhe të pavërtetuara.

Dezinformata e parë është në titull dhe thotë:

Patologu kryesor gjerman bën 40 obduksione në ditë të personave të vaksinuar dhe e paralajmëron popullin!

Por, nëse shihet shkrimi origjinal nga mediet gjermane, është e qartë se patologu Peter Schirmacher (i përmendur në tekst), nuk bën 40 obduksione në ditë, por aq ka bërë në përgjithësi.

Sipas SUPOZIMIT të tij, 30 deri në 40 përqind e njerëzve, trupave të të cilëve ai u ka bërë obduksion (40 gjithsej e jo 40 në ditë siç thuhet në tekst) kanë ndërruar jetë si rezultat i vaksinës. E përsërisim, ky është vetëm një supozim i tij, që u kritikua ashpër nga bashkësia mjekësore në Gjermani.

Peter Schirmacher është një patolog në Universitetin e Heidelberg dhe ai bën thirrje që të bëhen sa më shumë obduksione të njerëzve të vaksinuar e që kanë ndërruar jetë. Rreth 40 personave tashmë u është bërë obduksion (kanë ndërruar jetë brenda dy javësh pasi u vaksinuan). Sipas tij, frekuenca e pasojave fatale të vaksinimit nënvlerësohet. Kjo deklaratë politikisht eksplozive është kritikuar dhe kundërshtuar nga profesionistë të tjerë mjekësorë.

pakuptueshme janë deklaratat se ka shumë pak njohuri për efektet anësore dhe se rreziqet e vaksinimit nënvlerësohen,  thonë nga Instituti Paul Ehrlich.

Sidomos për reagimet serioze, të cilat gjithashtu përfshijnë rastet kur një person vdes pas vaksinimit,e që ekziston një detyrim për ta raportuar sipas Ligjit për mbrojtjen nga nfeksioni. Nuk ka asnjë arsye për të supozuar një numër të madh të komplikimeve, madje edhe vdekjeve të padeklaruara si pasojë e vaksinimitthekson imunologu Christian Bogdan i Spitalit Universitar Erlangen.

Poashtu nuk mund të bëhet fjalë për neglizhimin e rreziqeve të mundshme nga vaksinat kundër Kovid-19.  Javët dhe muajt e fundit kanë treguar se sistemi i mbikëqyrjes po funksionon mirë. Në Gjermani, për shembull, shfaqja e rrallë e trombozës së venave cerebrale pas vaksinimit me AstraZeneka (1-2 raste për 100.000 vaksina) u pranua si komplikacionthotë Bogdan.

Pra, në tekstin që po e recenzojmë, pretendohet se “patologu ka dashur të zbulonte pse vaksinat shkaktojnë efekte anësore të tilla si tromboza e venave cerebrale ose sëmundjet autoimune“, pa deklaruar se kjo është në raport një ose dy raste në njëqind mijë të vaksinuar!

Në vazhdim të tekstit thuhet se:

Schirmacher vlerëson se nga vaksinat kanë vdekur 30-40 përqind e njerëzve.

Formulimi i këtillë është një manipulim ekstrem i opinionit publik dhe është një gënjeshtër, sepse të jep përshtypjen se patologu ka thënë se 30 deri në 40 përqind e numrit të përgjithshëm të njerëzve të vaksinuar në botë kanë vdekur. Dhe ai në të vërtetë pohon se supozon se 30 deri në 40 përqind e DYZET PACIENTËVE të cilëve ai u ka bërë obduksion kanë vdekur si pasojë e vaksinës.

Përkundër informacionit të rremë në tekstin që po e recenzojmë se “OBSH e ka ndaluar obduksionin e të vdekurve nga Kovidi” tashmë një vit, rastet e vdekjeve nga koronavirusi po analizohen në klinikat universitare në Gjermaninë jugperëndimore për ta kuptuar më mirë sëmundjen. Gjermania mbështet hulumtimin përmes obduksioneve të “Kovid-19” në patologjitë universitare me rreth 1.8 milion euro, dhe është pikërisht doktor Schirmacher ai që po udhëheq me këtë projekt. “Rezultatet e mbi 200 obduksioneve të kryera deri më tani, ndër të tjera, kanë mundësuar informacion për një trajtim më të mirë të pacientëve me Kovid,” thotë ai.

Njohuritë e marra këtu ndihmojnë për t’i trajtuar më mirë dhe më me sukses njerëzit e sëmurë dhe për të shpëtuar jetë. Schirmaher, që është anëtar i Akademisë Kombëtare të Shkencave Leopoldina që nga viti 2012, shpreson se financimi do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm. Edhe pse ky studiues beson se numri i vdekjeve nga vaksina është më i lartë se sa raportohet, shkencëtarët kryesorë në Gjermani nuk e ndajnë të njëjtin mendim, si për shembull Коmisioni për imunizim dhe Instituti prestigjioz Paul Ehrlich. Në fakt, është shumë e vështirë të vërtetohet se vaksinat shkaktojnë vdekje.

Pretendimi i Schirmacher se 30 deri në 40 përqind e njerëzve, trupave të të cilëve ai u ka bërë obduksion kanë ndërruar jetë si rezultat i vaksinës, e siç thotë edhe vetë ai, është supozimi i tij. Në tekst, në mënyrë të rreme shtohet numri i obduksioneve të kryera tek të vdekurit e vaksinuar, ku në vend të 40 gjithsej, pretendohet se janë 40 në ditë, në mënyrë që të krijohet një perceptim i gabuar se numri i të vdekurve është i madh. Në tekstin në gjuhën gjermane thuhet qartë se komplikimet nga trombet në tru janë të rralla, por teksti që po e recenzojmë i paraqet ato si një efekt anësor i zakonshëm i vaksinës, gjë që nuk është e vërtetë.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button