Nuk ka dëshmi se pesë persona nga Shën Nikolla kanë ndërruar jetë ose janë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të vaksinës

Në statistikat e Institutit të shëndetit publik për numrin e rasteve të vdekjes nga Kovidi nga 1 deri më 14 shtator, nuk ka persona të regjistruar nga Sveti Nikole në moshë deri në 45 vjet. Gjatë kësaj periudhe, më 14 shtator, nga Kovidi ka ndërruar jetë një 66-vjeçar nga Sveti Nikole, dhe më 6 shtator një burrë 57-vjeçar nga i njëjti qytet. Këto janë dy vdekjet e vetme nga Kovidi në këtë qytet në dy javët e fundit. Gjithashtu, deri më tani në MALMED (Agjencia për barnat dhe pajisjet mjekësore e cila është përgjegjëse për pranimin e raportimeve për efektet anësore) askush nuk ka raportuar për pasoja të rënda pas vaksinimit,e as për vdekje, shkruan Vërtetmatës.

Ashtu si u përhap paniku dhe misteri në fillim të pandemisë, ku me gjasë familjeve të të vdekurve u janë ofruar para për t’i regjistruar pacientët në spitale sikur janë të prekur nga Kovidi, ose para për varrosjen e viktimave nga Kovidi, tani që vaksinimi po bëhet një realitet gjithnjë e më prezent, ka njerëz që po përpiqen në çdo mënyrë ta denigrojnë atë, të shkaktojnë frikë tek popullata dhe ta bindin atë që të mos vaksinohet.

Për këto postime karakteristike është se shpërndajnë informacione të pavërtetuara, të pabaza vetëm e vetëm që të ngjallin panik. Në postimin që po e recenzojmë thuhet se 15 ditë më parë, pesë miqë të tij në moshë nga 25 deri më 45 vjet nga Sveti Nikole janë vaksinuar, e më pas dy prej tyre kanë ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerët kanë qenë në gjendje shumë të rëndë. Sipas asaj që thuhet, ata nuk kanë qenë paraprakisht të sëmurë, por “i kanë besuar propagandës dhe janë vaksinuar”.

Është e pritshme që me përhapjen dhe intensifikimin e vaksinimit të shtohen këto histori të pavërtetuara, të ritreguara në të cilat nuk ka informacion të mjaftueshëm. Pse kanë vdekur këta persona, a ishin vërtet të vaksinuar, a me të vërtetë nuk kishin ndonjë sëmundje shoqëruese? A ekzistojnë vërtet këta persona? Çfarë do të thotë “gjendje e rëndë”? Çfarë e shkaktoi atë gjendje të rëndë? A ishin të infektuar me koronavirus apo kanë pasur ndonjë gjendje tjetër shëndetësore? Asnjë nga këto pyetje nuk ka përgjigje.

Në postim nuk ka informacion nëse personat për të cilët thuhet se kanë vdekur janë vaksinuar me një apo dy doza të vaksinës. Gjithsesi, imuniteti kundër Kovidit tek personat e vaksinuar me një dozë nuk krijohet menjëherë. Tek personat e vaksinuar me dy doza nevojiten të paktën dy javë pas pranimit të dozës së dytë nëse bëhet fjalë për vaksinën e Fajzer, dhe të paktën 6 javë nëse bëhet fjalë për vaksinën Sinovak, që të aktivizohen antitrupat në organizëm dhe personi i vaksinuar të fitojë mbrojtje nga virusi korona. Nuk duhet të anashkalohet edhe fakti se ka raste të reinfektimit, ku një person i vaksinuar me dy doza mund të infektohet me koronavirus, megjithatë, nga njohuritë e deritanishme, ato nuk do të zhvillonin një pasqyrë aq të rëndë klinike dhe mundësia për të vdekur është për 20 herë më e vogël.

Në rastet kur ka shumë pak informacione në postim, nuk është e besueshme të thuhet vetëm se ata persona janë vaksinuar dhe kanë ndërruar jetë (ose janë në gjendje të rëndë).

„Vërtetmatësi“ i analizoi statistikat e personave që kanë vdekur nga Kovidi nga data 1-14 shtator dhe vërtetoi se në mesin e të vdekurve të evidentuar nga Instituti i shëndetit publik nuk ka persona nga Sveti Nikole në moshë deri në 45 vjet. Gjatë kësaj periudhe, më 14 shtator, nga Kovidi ka ndërruar jetë një 66-vjeçar nga Sveti Nikole, dhe më 6 shtator një burrë 57-vjeçar nga i njëjti qytet. Këto janë dy vdekjet e vetme nga Kovidi në këtë qytet në dy javët e fundit.

Efektet e padëshiruara nga vaksinat kundër Kovidit deri më tani sipas MALMED (Agjencia për barnat dhe pajisjet mjekësore e cila është përgjegjëse për pranimin e raportimeve për efektet të padëshiruara) sillen në kufijtë e atyre që janë përshkruar në udhëzimet për përdorim. Formularin për raportimin e efekteve të padëshiruara mund ta merrni në këtë  link. Gjithashtu, deri më tani në MALMED askush nuk ka raportuar për pasoja të rënda pas vaksinimit,e as për vdekje.

Për shkak të argumenteve të shpalosura më lartë, vlerësojmë se nuk ka dëshmi se pesë persona nga Sveti Nikole kanë ndërruar ose janë në gjendje të rëndë për shkak të vaksinës.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button