Kosova pa aleatë stabil në rajon

Gjendja aktuale e veriut të Kosovës ka mundësi të merr mësime praktike nga konfliktet e ndryshme ndërkufitare që kanë ndodhur nëpër botë dhe njëra prej tyre padyshim është edhe ajo e Nagorni-Karabakut.

Lëvizja ushtarake dhe zgjidhja diplomatike e konfliktit të Nagorni-Karabakut në Azerbejxhan i cili ishte i okupuar nga Armenia që nga viti 1991, tregon se populli duhet t’i kthehet forcimit të vetvetes dhe përforcimin e lidhjeve përkrahëse të aleatëve stabil dhe të qëndrueshëm të cilët do jenë rezistent dhe zgjidhës të konflikteve të cilat i paraqiten shtetit nevojtar, në këtë rast, Kosovës.
Azerbejxhani e riktheu me luftë shumicën e territorit të Nagorni-Karabakut pasi realizoi mbështetjen e fortë me Turqinë.

Ajo që i nevojitet Kosovës është përforcimi i lidhjeve diplomatike me aleatët e saj stabil të mundshëm dhe njëkohësisht mobilizimi brenda-shtetëror i gjithë aparatit ushtarak me qëllim të mbrojtjes nga rreziqet e ndryshme nga Serbia.

Sa i përket pseudo-aleatëve të tanishëm të Kosovës, asnjëri nuk shfaqet në skenë gjatë këtij bllokimi kufitar disa ditor, por japin vetëm deklarata se si duhet vepruar. Nuk duhet harruar se kur Shqipëria bëri aleancë me Turqinë, u ndihmua Shqipëria nga aspekti ekonomik dhe nga aspekti i sigurisë si rezisdente ndaj rreziqeve të Greqisë.

Liderët kosovar, ndër vite gjatë mandateve të tyre të udhëheqjes kanë shfaqur reagime të ftohta kundrejt Turqisë me pretendimin e vetëm dhe të paarsyeshëm se Kosova është pro-perëndimor dhe pro-evropian.
Por, sot më mirë se kurrë shihet qartë se Perëndimi ia ka “mbyllur derën” Kosovës dhe e ka lënë pa aleat adekuat, përderisa armiku i përbetuar i saj, Serbia e ka aleat besnik njërin ndër shtetet më të fuqishme, Rusinë.

Çdo premtim i Perëndimit ndaj Kosovës nuk është realizuar, për kundër faktit se Kosova ka paguar shumë shtrenjtë ndaj atyre premtimeve, siç ishte çështja e liberalizimit të vizave dhe ëndërrimi i papërfunduar drejt integrimit euroatlantik. Të gjitha këto kanë mbetur premtime të Perëndimit dhe momente të hidhura për Kosovën.

Ashtu siç ka vepruar Shqipëria me Turqinë, të njejtën rrugë duhet ndjekur edhe Kosova, në mënyrë që të ruajë paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit, sepse rreziku i ardhur nga Serbia është me një aleat të fuqishëm, ndërsa Kosova momentalisht është e vetmuar dhe një gjendje e tillë, sipas ekspertëve ndërkombëtar të sigurisë, rrezikon qetësinë e qytetarëve të vendit dhe më gjërë.

Autor: Amir Shabani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button