fbpx

Hakatoni Space Apps Challenge do të mbahet prej sot deri më 3 tetor – dy pjesëmarrës do të udhëtojnë në NASA

Hakatoni më i madh në botë, NASA Space Apps Challenge, do të zhvillohet prej sot deri më 3 tetor 2021 dhe do të sjellë mundësinë që dy pjesëmarrës të udhëtojnë për vizitë në NASA, njoftuan organizatorët Newmen Business Accelerator dhe Fondacionit Goldilocks, transmeton Portalb.mk.

“NASA Space Apps Challenge është konkurs virtual falas, i hapur për të gjithë novatorët, programerë, dizajnerët, sipërmarrësit, shkencëtarët, treguesit e përrallave, krijuesit, ndërtuesit, artistët, teknologët të cilët të organizuar në ekipe lokale do të punojnë 48 orë që t’i zgjidhin sfidat e këtij viti dhënë nga ekspertë nga agjencia hapësinore amerikane NASA”, thuhet në njoftim.

Për nder të 10 vjetorit të NASA Space Apps Challenge, tema e ngjarjes do të jetë “Fuqia e dhjetë”. Këtë vit, NASA do të shënojë dhjetë vjet të bashkësisë, bashkëpunimit dhe sfidës përmes formimit të një ekipi të fuqishëm prej 10 agjencish ndërkombëtare hapësinore që do të punojnë së bashku për t’i bërë aplikacionet hapësinore të disponueshme për më shumë komunitete në të gjithë botën.

Aplikimi është në zhvillim e sipër dhe do të jetë i hapur deri të sot, 1 tetor. Regjistrimin mund ta bëni individualisht nëse nuk keni ekipin tuaj, ose si anëtar i ekipit përmes këtij linku https://forms.gle/wYx9nGXtsSvGK1XK9.

Që nga themelimi i saj në vitin 2012, NASA Space Apps Challenge numëron më shumë se 150.000 pjesëmarrës nga mbi 150 vende, të cilët kanë përdorur të dhënat e hapura të NASA -s me qëllim që të krijojnë zgjidhje që do të përmirësojë jetën në Tokë dhe në hapësirë, ndërsa ngjarja në vendin tonë mbahet rregullisht që nga viti 2013 me mbështetjen tradicionale të Ambasadës amerikane në Shkup, si dhe kompanive vendore, ekspertëve, profesorëve dhe entuziastëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button