fbpx

Dita e parë e fushatës zgjedhore, partitë i promovuan kandidatët për kryetarë të komunave

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Partitë i kanë promovuar kandidatët e tyre për kryetarë të komunave dhe kanë premtuar jetë më të mirë për qytetarët e vendit, njofton Portalb.mk.

LSDM e fillo fushatën në Manastir me sloganin “Më e mira për komunën time”. Kryetari i partisë, Zoran Zaev, premtoi se qytetarët do të jenë krenar me kryetarin e ri të Manastirit.

VMRO-DPMNE, në krye me kryetarin e saj, Hristijan Mickoski e filloi fushatën në Ohër me sloganin “Krijo ardhmëri të re”. Ai premtoi 14.835 projekte nga fushat e ndryshme, për siç tha, zgjidhje të problemeve reale të popullit.

BDI e ka nisur fushatën “Zgjidh jetë, voto blertë” në Gostivar, kryetari Ali Ahmeti para banorëve të Gostivarit tha se Gostivari meriton më mirë, më shumë dhe para së gjithash ndryshim.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit e filluan nga Sheshi “Skënderbeu” në Shkup. Me sloganin “Pastër”, do të kërkojnë besimin e qytetarëve. Kryetarët e koalicionit, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi kanë mbajtur fjalime promovuese para qytetarëve.

Lëvizja Besa me sloganin “Me ka krejt” sonte e ka filluar fushatën nga Shkupi. kryetari njëherit dhe kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka thënë se ky është rikthimi i vërtetë i Lëvizjes Besa.

PDSH me sloganin “Me më të zotët ka shpresë!”, fushatën zgjedhore e nisi nga Tetova. Kryetari Menduh Thaçi ka mbajtur fjalim para qytetarëve.

Në zgjedhje do të marrin pjesë 301 kandidatë për kryetarë komune dhe 676 lista për këshilltarë. Fushata do të zgjatë 19 ditë, gjegjësisht deri më 15 tetor në mesnatë. Rrethi i parë i zgjedhjeve do të mbahet më 17 tetor, ndërkaq rrethi i dytë më 31 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button