RMV, të rinjtë deri në moshën 35 vjeç mund të aplikojnë për çmimin në vlerë 100 dhe 50 mijë denarë

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut të moshës deri 35 vjeç, do të mund të aplikojnë për Çmimin e vitit nga Banka Popullore me vlerë 100 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Autorët kanë të drejtë të konkurrojnë edhe me punime të cilët tashmë janë publikuar, (por jo para 1 janarit të vitit 2021). Afati i fundit për dorëzimin e punimeve është 1 shkurt 2022”, raportojnë nga Banka Popullore, duke sqaruar që punimi duhet të përmbajë edhe rishikim të ekonomisë maqedonase mbi temën përkatëse.

Në këtë konkurs nuk do të mund të garojnë punonjësit e Bankës dhe anëtarët e Këshillit të tij.

“Çmimi i vitit i Bankës Popullore për punimin më të mire është 100,000 denarë, neto. Nëse punimi i renditur i dyti është me cilësi i afërt me atë të parin, Banka Popullore do të japë edhe çmim të dytë, në vlerë prej 50,000 denarë, neto”, deklarojnë nga Banka, duke sqaruar që autori ka të drejtë të dorëzojë vetëm një punim në gjuhën maqedonase, shqipe ose angleze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button