BE-ja është duke pritur, ka 7 muaj që komunat janë duke biseduar se kush do të menaxhojë deponinë rajonale në Sveti Nikollë

Ndërtimi i lokacionit të parë në vend ku mbeturinat do të duhet të hidhen dhe riciklohen sipas standardeve evropiane është tepër vonë. Edhe pse Komuna e Sveti Nikoles në shkurt të këtij viti ra dakord për krijimin e Ndërmarrjes publike ndër-rajonale për menaxhim të mbetjeve “EKO LINDJE-VERI-LINDJE”, tashmë shtatë muaj 18 komunat në rajonin e planit Lindor dhe Verilindor nuk mund të bien dakord se kush do të jetë drejtor – komuna në lokacionin e së cilës do të vendoset deponia rajonale (Sveti Nikole) ose komuna që gjeneron më shumë mbeturina (Kumanovë), raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për “Meta.mk” konfirmojnë se të gjitha komunat nuk kanë mund të mbajnë këshilla dhe të emërojnë persona, kështu që formimi i kësaj kompanie ndër rajonale mbetet të përfundohet pas zgjedhjeve lokale.

“Shpresojmë se nuk do të ndikojë shumë në proces, megjithëse nga BE ka vërejtje për ngathtësi në zbatimin nga komunat,” pranojnë na kjo ministri.

Krijimi i një sistemi rajonal për menaxhim të mbeturinave në këto dy rajone financohet nga grante prej 40 milionë euro nga BE. I gjithë dokumentacioni tashmë është përgatitur, janë blerë pajisje dhe automjete për përzgjedhje dhe transportin e mbeturinave, por çështja kryesore mbetet ndërtimi i deponisë rajonale pranë fshatit Meçkuevci, Komuna e Sveti Nikolës.

“Kontrata me ofertuesin më të favorshëm duhet të nënshkruhet në tetor 2021, me çka në fakt do të fillojë ndërtimi. Kusht nga Brukseli është themelimi i kompanisë sepse në fakt ajo është përdoruesi përfundimtar”, informoi për “Meta.mk” kah fundi i vitit të kaluartë kaluar Zhivka Mihajlova, Shefe e Shërbimit Profesional të Bordit Ndër-Komunal pëp Menaxhim të Mbetjeve në Rajonin e Planit Lindor dhe Shefe e Departamentit për Punë të Inspektimit në Komunën e Probishtipit.

Data e fundit në dispozicion të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është fillimi i vitit 2022, si një periudhë kur do të shpallej tenderi për ndërtimin e deponisë rajonale, i cili do t’i shërbente rreth 370,000 banorëve dhe do të kishte kapacitet të përgjithshëm për të pranuar 900.000 metra kub mbetje.

Përveç deponisë që do të përmbushë standardet e rrepta të BE-së, në lokacionin Meçkuevci do të ndërtohen impiante të veçanta për trajtim të mbeturinave, që përfshin para-trajtimin mekanik me copëtimin e mbeturinave, përpunimin dhe përpunim të metaleve me ngjyra, kompostimin e fraksioneve të lagështa, rafinimin dhe pjekjen. Do të ketë një aparaturë të veçantë për klasifikimin e mbeturinave të letrës, plastikës, qelqit dhe metaleve, në të cilën do të bëhej riciklimi i materialeve. Në këtë vend do të kishte një fabrikë të vogël për kompostimin e mbeturinave të kopshtit.

Kjo praktikisht do të thotë që Maqedonia për herë të parë do të ketë fabrikë moderne të mbeturinave, në të cilën do të deponohen vetëm një përqindje e caktuar e mbeturinave të grumbulluara në vend, ndërsa pjesa tjetër e mbeturinave të përzgjedhura do të kalojë në procesin e përpunimit.

Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nuk kishin përgjigje konkrete në pyetjen e “Meta.mk” se çfarë do të ndodhë nëse kryetarët e partive të ndryshme politike fitojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në dy rajonet planifikuese, të cilat do të kundërshtonin ndërtimin e deponi rajonale.

“Shpresojmë që kjo të mos ndodhë, sepse është kryesisht çështje e interesit kombëtar (jo politik)”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Rajoni i planit Verilindor dhe Lindor nuk janë të vetmit në vend ku ka truke mosmarrëveshje mes vetë komunave në lidhje me krijimin e një sistemi rajonal të menaxhimit të mbeturinave. Rajoni i planifikimit të Pollogut po përballet me një problem pothuajse identik, ku ka bllokim identik në krijimin e një kompanie ndër-rajonale për menaxhim të mbeturinave. Ashtu si BE -ja që është seriozisht e interesuar të investojë në Lindje dhe Verilindje, Zvicra dëshiron të investojë në sistemin rajonal për menaxhim të mbeturinave në Pollog.

Ndërtimi i deponive rajonale vitet e fundit është përballur me pengesa të shumta në rajone të tjera të vendit – në komunën e Debërcës për rajonin e planit Jugperëndimor, si dhe komunën e Rosomanit në rajonin e planit të Vardarit. Investitorët e interesuar që duan të zgjidhin problemin e menaxhimit të mbeturinave në komuna, tashmë janë bërë praktikë për të hequr dorë për shkak të grindjeve reciproke mes bashkive.

Ndërkohë, të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se nga viti në vit investimet dhe kostot për menaxhimin e mbetjeve në vend janë në rënie. Vitin e kaluar, në menaxhimin e mbeturinave kemi investuar vetëm 25,9 milionë euro, ndërsa një vit më parë, u investuan 30,9 milionë euro. Vlera më e lartë e investimeve dhe kostove për trajtimin e mbeturinave ishte në vitin 2018 – 117,8 milionë euro dhe në vitin 2017 – 126,6 milionë euro. Përveç të gjithë zërave të tjerë, këto vlera i përfshijnë investimet në sistemet rajonale të menaxhimit të mbeturinave.

Ju kujtojmë, “Meta.mk” tashmë në disa raste ka rikujtuar se sasia e mbeturinave komunale që po gjenerohen në vend po rritet vazhdimisht, që vitin e kaluar arriti sasi të jashtëzakonshme prej 913.033 tonelata. Sidoqoftë, së bashku me rritjen e kilogramëve të plehrave që krijojmë si qytetarë, deponitë moderne rajonale, ku mbeturinat do të përzgjidheshin dhe ricikloheshin/ kompostoheshin nuk po ndërtohen. Si pasojë, në të gjithë vendin rregullisht po shfaqen deponi ilegale, të cilat janë një rrezik i madh për shëndetin e qytetarëve dhe ndotjen e ujit, tokës dhe ajrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button